Fashistët e rinj të Europës

Një mbrëmje shtatori, Ali Rahimi, një azilkërkues 27-vjeçar afgan, po rrinte me miqtë e tij, jashtë banesës së tij në qendër të Athinës, kur dhjetëra grekë iu afruan. E sulmuan me thikë. I frikësuar, ai iku në banesën e tij dhe luftoi përsëri, për t’i larguar njerëzit nga dera. Gjaku shpërtheu në gjoksin e tij, nga pesë plagë që mori me thikë në shpinë dhe gjoks, nis artikullin "International Herald Tribune".
IHT përshkruan se disa pjesë të Athinës duken si zona lufte.“Bandat raciste lundrojnë natën rrugëve në kërkim të viktimave”, thuhet në artikull. Themis Skordeli, një anëtar i grupit që është akuzuar për therrjen e zotit Rahimi, konkurroi pa sukses për Parlament në kuadër të “Agimit të Artë”, një grup fashist që aktualisht është subjekti i tretë politik më i popullarizuar në Greqi.
Agimi i Artë, u themelua në vitin 1985 me urdhrin e liderit të burgosur të juntës greke. Partia u vu në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi disa prej anëtarëve të saj thuhet se morën pjesë në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995 kundër myslimanëve boshnjakë. Grupi në publikimet e tij, lavdëron Rajhun e Tretë dhe shpesh paraqet fotografi të Hitlerit dhe nazistëve të tjerë.
Në zgjedhjet e Greqisë në fillim të këtij viti, partia kapitalizoi ndjenjën anti-emigrante duke e përbuzur establishmentin politik që solli vendin në prag të kolapsit ekonomik. Ajo fitoi pothuajse 7 për qind të votave kombëtare dhe 18 vende në parlament, thuhet në IHT. Sondazhet e fundit tregojnë se forca e saj vazhdon të rritet, dhe mbështetja e saj është deri në 50 për qind në mesin e punonjësve të policisë, të cilët vazhdimisht dështojnë të hetojnë një numër në rritje të krimeve të urrejtjes.
Edhe pse kjo nuk është Evropa e vitit 1930, qytetarët e zhgënjyer në vendet si Greqia dhe Hungaria po kërkojnë gjithnjë e më shumë përgjigje të thjeshta, duke zgjedhur partitë që fajësojnë dashin e kurbanit - hebrenjtë, romët, homoseksualët dhe të huajt- për të këqijat e tyre. IHT tërheq vërejtjen se “shëndeti i demokracisë evropiane, si dhe vlerat dhe institucionet, mbi të cilat qëndron ky union” janë në rrezik. A.N.
Artikulli i IHT:
http://www.nytimes.com/2012/11/18/opinion/sunday/europes-new...
Comments
Evropa ka fashiste, ne nuk
<p>Evropa ka fashiste, ne nuk kemif fashiste!</p>
Add new comment