Familja Çardaku, ngujim pa e ditur as kë kanë hasm

Postuar në 21 Shtator, 2013 14:31

Atentati me eksploziv në qendër të qytetit të Shkodrës ndaj efektivit të policisë Kujtim Çardaku, nga I cili shënjestra shpëtoi gjallë por me dëme serioze, ka sjellë edhe një tjetër pasoja, njofton shqiptarja.com. Familja e tij tashmë është e ngujuar pasi ndihet e kërcënuar. Janë 9 fëmijët e kësaj familjeje që të rriturit nuk i dërgojnë në shkollë për shkak se kanë frikë. Nëna e policit rrugor me 20 vjet në detyrë u bën apel strukturave të shtetit të zbulojnë autorët e kësaj ngjarjeje.
Edhe vëllai i Kujtimit, Agron Çardaku kërkon nga shteti të zbulojë autorët ndërsa thekson se asnjë person i familjes Çardaku nuk ka patur konflikte apo probleme me ndonjë përson tjetër dhe e lidh krimin ndaj të vëllait për motive të detyrës. Por ata kanë dhe një hall tjetër, akoma më urgjent: I kërkojnë ndihmë shtetit për ndihmë mjekësore për djalin e plagosur pasi ky i fundit ka nevojë për rezerva gjaku si dhe medikamente. Çardaku ndodhet i shtruar në Spital Ushtarak. Mjekët thonë se gjëndja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën por mbetet e rëndë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.