Express: Ndjesa e Konjufcës është në titull personal. Gazetat e tjera: Ndjesa është e Vetëvendosjes

Postuar në 01 Korrik, 2013 13:18

Para pak orësh dhamë lajmin se lëvizja Vetëvendosja u ka kërkuar falje ambasadorëve për faktin që disa syresh kanë kaluar momente të sikletshme gjatë protestës që bëri kjo lëvizje kundër ratifikimit në parlament të marrëveshjes Thaçi-Daçiç. Konjufca ka mbështetur qëllimin e protestës, por ka nënvizuar se nuk ka pasur ansjë plan për uzurpimin e Kuvendit. E më këtë rast, Konjufca, nënkryetari i Parlamentit, dhe njëkohësisht eksponent  rëndësishëm i Vetëvendosjes, u ka kërkuar ndjesë ambasadorëve, sidomos ambasadores amerikane që mbeti e lënduar në krahun e djathtë.

Në fakt, gazeta Express flet për një mea culpa personale të Konjufcës, e jo të lëvizjes. Ja çfarë thekson kjo gazetë në raportimin e vet online: “Deri me tash, Vetevendosje ka refuzuar te kerkoje falje. Para Konjufces, ka qene edhe Alma Lama qe ka kerkuar falje, por sigurisht, qe te dy, ne emer te tyre e jo te subjektit qe perfaqesojne.”

Por ndërkohë Koha Ditore, Kosova Sot, Zëri, etj., flasin për një mea culpa të lëvizjes Vetëvendosje, të bërë me gojën e Konjufcës. "Lëvizja Vetëvendosje u ka kërkuar falje të gjithë diplomatëve të huaj", thuhet në lajmin e Kohës Ditore.

Kush ka të drejtë? Gazeta Express, apo gazetat e tjera?

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bashkim (not verified) on

Personalisht besoj se e drejta eshte ne anen e Gazetes Express. Qendrimet e partive/kerkimfaljet artikulohen permes komunikatave per media e jo permes prononcimeve te zyrtareve te tyre jashte selive te tyre (Konjufca ka folur ne koridorin e Parlamentit).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.