Exit-pollet e para: Merkel merr 42%. Gjermanët “dhurojnë” votat grekëve në FB

Sot kanë votuar rreth 62 milionë gjermanë për zgjedhjet kombëtare të Gjermanisë, dhe exit pollet e para kanë dalë menjëherë pas mbylljes së pikave të votimit në 6. Pritej që kancelarja Angela Merkel të fitonte për herë të tretë postin e kancelares, por çështja më shumë përqendrohej tek mënyra si do shpërndaheshin votat për të ditur sa shumë autoritet do të ketë ajo dhe cilat parti të tjera do jenë në koalicion.
Sipas Spiegel online, politika e emigracionit dhe kriza e euros janë dy nga mënyrat sesi zgjedhjet e sotme gjermane do të ndikojnë në botë. Ato do ndikojnë dhe jetët e grekërve, dhe të spanjollëve, edhe pse këta nuk knaë votë në këto zgjedhje. Si protestë e asaj që e quajtën "defiçit demokratik," një grup gjermanësh krijoi një faqe në Facebook ku u ofronte votat e veta njerëzve në shtetet e tjera, përfshirë Spanjën dhe Greqinë.
Exit-pollet e para nga rrjetet e mëdha japin këto rezultate të pritshme:
ZDF (rrjeti TV publik) / ARD (rrjeti TV publik)
Partia konservatore e Merkelit, Unioni Kristian Demokratik (CDU) dhe partia simotër bavareze Unioni Kristian Social (CSU): 42.5% / 42%
Partia e qendrës së majtë e Peer Steinbrückut, Partia Social-Demokrate (SPD): 26.5% / 26%
Partia pro-biznesit Partia e Lirë Dmokratike (FDP): 4.5% / 4.7%
Partia e mjedisit, Partia e Gjelbër : 8% / 8%
Partia e ekstremit të majt, Partia e Majtë: 8.5% / 8.5%
Partia anti-euro Alternativa për Gjermaninë (AfD): 4.8% / 4.9%
Të tjerët: 5.2% / 5.9%
k.c.
Comments
62 milione gjermane votuan

62 milione gjermane votuan sot...ora eshte 20:23, pra akoma nuk ka shkuar 20:30 dhe rezultatet dolen....opozita pranoi m dinjitet humbjen dhe uruan zionjern Merkel...krimineli yne qau si kalama dhe beri sikur pranoi humbjen dhe pas disa ditesh si don Kishoti ne lufte me mullinjte e eres akuzonte fituesitper vjedhje votash ...sa grotesk dhe idiot eshte...falemnbderit shqiptare qe e shporret kete kriminel qe akoma vazhdon te beje gam gam. Heren tjeter, ne zgjedhje me nje KQZ te ndershme uroj qe edhe ne te nxjerrim rezultatet per disa ore duke mos diskutuar vjedhje votash dhe manipulime sepse hajdutin dhe manipuluesin e votes tone e hodem ne kosh te plehrave.

Timi krahasimi yt me kujton

Timi krahasimi yt me kujton ate shprehjen qe nuk te rri b..a kur ke mizen nen kesule.

Eshte e vertete qe Berisha priti sa mbaroi numerimi qe zgjati 3 dite dhe jo menjehere por nuk jetojme ne Gjermani sepse atje nuk ndryshon njeri rezultatin ne tavoline se dikush po fiton ose po humbet. Faktet treguan qe gjate rinumerimit PD i ishte vjedhur nje deputet ne Lezhe. Pavaresisht kesaj Berisha nuk doli te thote se nuk njihte rezultatin. Nuk u be qesharak si Rama ne 2009, qe ndryshoi statutin e partise te shkruar me doren e tij e qe ne rast humbje e detyronte per te dhene doreheqjen. As nuk doli te bojkotoje parlamentin per 3 vjet sic beri Rama ndonese nuk ja doli te provoje dot kurre se i ishte vjedhur ndonje vote (prokuria hapi jo pak kuti). Berisha nuk doli te beje greva urie qe shqiptaret mos merrnin statusin e vendit kandidat. Berisha nuk bllokoi ligjet ne parlamenet per te bllokuar integrimin e vendit .... perkundrazi dha doreheqjen sapo kishte perfunduar i gjithe numerimi.

Uroj sh qe kur te vije radha e Rames te largohet te pakten mos te kete c'bere ato qe jane bere deri me sot

Add new comment