Erdogan deklaron se Amerika u zbulua nga marinarë myslimanë, që në shekullin XII

Postuar në 15 Nëntor, 2014 17:21

Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë hapësirë një lajmi të publikuar fillimisht nga gazeta turke “Hyrriet”, sipas të cilit presidenti i Turqisë, recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Amerika është zbuluar tre shekuj më herët sesa data zyrtare. Sipas Erdogan Amerika është zbuluar nga maerinarë myslimanë në shekullin XII, pra shumë më përpara sesa vitit 1492. Për të mbështetur këtë tezë, të shprehur në “Samitin e parë të liderëve myslimanë të Amerikës Latine”, Erdogan ka sjellë një fragment nga ditari i Kristofor Kolombit, që sipas tij, ka shkruar se ka parë një xhami në një kodër në Kubë.  Kjo është teoria e tretë pas asaj zyrtare, si dhe asaj që u njeh vikingëve zbulimin e Amerikës, përpara Kolombit.

http://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/europa/2014/11/15/erdogan-america-...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.