Eduard Selami zyrtarizon kandidaturën: Garoj për Sekretar i Përgjithshëm në PD. Kam telefonuar edhe Ristanin e Alibeajn

Postuar në 16 Nëntor, 2014 02:57

Eduard Selami, 24 vite më parë ishte frymëzues i studentëve dhe themeluesi i PD-së, duke luajtur një rol të rëndësishëm në përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri që në vitet e para të demokracisë. Por ai është edhe ish-sekretari i parë i përgjithshëm i demokratëve që nga 12 dhjetori ‘90 deri më 22 mars, kohë kur PD-ja erdhi në pushtet ndërsa ai u zgjodh kryetar i saj.

Pas kaq vitesh, z.Selami tregon për “Gazeta Shqiptare”, se ka vendosur të hyjë sërish në garën për postin e sekretarit të përgjithshëm, me besimin se do të fitojë. Ai ka telefonuar dy kandidatët e tjerë që hyjnë në këtë garë, Arben Ristanin dhe Enkelejd Alibeajn, ndërsa vetë thotë se kandidon për vazhdimësinë dhe vlerat e reja në PD.

Intervista e plotë: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/eduard-selami-zyrtarizon-kandidaturen-garoj-per-sekretar-i-pergjithshem-222574.html

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.