Edmond Spaho: “Për situatën energjetike, ka përgjegjësi edhe BB”. “TCh” përllogarit faturat me çmimin e ri të energjisë. Rezultati? Rritje...

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka folur në një intervistë për revistën “Java” përmes të cilës ka nënvizuar një përgjegjësi direkte të Bankës Botërore në krijimin e situatës energjetike në vend. Spaho thotë se ky është mendimi i tij, jo i PD-së dhe shton se rritja e çmimit të energjisë është e turpshme. “Pa mohuar përgjegjësitë e qeverive shqiptare, të cilat janë përgjegjësit kryesorë për këtë gjendje, mendoj se ndonjë përgjegjësi duhet të gjejë edhe BB-ja. Ndërtimi i termocentralit të Vlorës me sugjerimin e BB-së është dështim, i cili nuk diversifikoi mënyrat e prodhimit të energjisë dhe nuk instaloi një prodhues të energjisë në jug të vendit për të ulur humbjet në rrjet sikurse argumentohej nevoja e ndërtimit të tij. Privatizimi i degës së shpërndarjes së KESH-it u bë më direktivën dhe konsulencën e BB-së e cila ishte edhe garantuesja midis CEZ-it dhe qeverisë shqiptare. Përgjegjësi të rënda ka CEZ-i që e vodhi dhe nuk investoi në sistemin e shpërndarjes. Këto përgjegjësi të CEZ-it evidentohen vetëm sot në raportin e BB ku sugjerohet rritja e çmimit të energjisë. CEZ-i doli i pa lagur nga kjo histori duke i marre paratë e veta të plota pavarësisht dëmeve që shkaktoi, kurse vendi ynë po i paguan paratë CEZ-it dhe trashëgon borxhet e tij. Kjo nuk është e ndershme dhe vetëm opozita foli. Propozimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është i turpshëm. I turpshëm është për qeverinë shqiptare, e cila në mënyre të vazhdueshme në harkun e një viti ka konfirmuar se nuk do ndryshojë çmimi i energjisë elektrike për asnjë konsumator. Këtë problem e kam ngritur në parlament dhe kam marrë përgjigje në ligjëratë të drejtë nga Ministri duke më thënë se po gënjeja. Për sa i përket aspektit teknik, propozimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është i dështuar. Edhe në të shkuarën ka pasur rritje të çmimit të energjisë elektrike nga propozime të ngjashme dhe rezultati është se sot jemi më keq se më parë në lidhje më gjendjen financiare të sektorit dhe më humbjet dhe vjedhjet në rrjet”, thotë Spaho. Ndërkohë “Top-Channel” shkruante sot për mënyrën sesi do të Ndryshojë çmimi i energjisë. Përmes disa përllogaritjeve rezultonte se 75.1% e konsumatorëve familjarë prekeshin nga faturat e reja. Për këtë arsye është më e ndershme që nga fjala Ndryshim të kalohet në fjalën Rritje të çmimit. Dhe për të kuptuar se çmimi po rritet, nuk duhet të jesh as ekonomist dhe as specialiast. Thjesht shikon faturën e çdo muaji. (http://www.top-channel.tv/new/lajme/artikull.php?id=285993#k3). Në planin politik dhe social kjo ndërhyrje e qeverisë shqiptare, që po del zbuluar në raport me premtimet e saj në fushatën elektorale, jep të kuptojë se në Shqipëri rilind vetëm gënjeshtra dhe çmimet. Por edhe njëherë, duhet pritur vendimi i qeverisë, e cila zyrtarisht thotë se ende nuk e ka vendosur sesi do të kompensojë shtresat e varfra!!!
http://gazetadita.al/deputeti-i-pd-banka-boterore-pergjegjese-per-krizen...
s.z
Add new comment