E vërteta e ndarjes së Cristiano Ronaldos dhe Irina Shayk! Ajo kaloi Vitin e ri duke qarë në aeroport!
Kur është pyetur fillimin e kësaj jave se cfarë vlerësonte tek një mashkull Irina Shayk u përgjigj:’Dua një mashkull të sinqertë dhe dikë që di t`i qëndrojë besnik një femre.’
Ndërkohë që u përhap me shpejtësi lajmi se Irina dhe Cristiano nuk ishin më bashkë, hipotezat nga personat pranë tyre ishin ato që nuk munguan, por e vërteta është zbuluar. Nuk ka qenë futbollisti ai që e la Irinën, por e anasjellta. Këte e bën të ditur një mik i supermodeles ruse, i cili rrëfen dhe vuajtjet e bukuroshes. Sipas tij këtë vendim të dhimbshëm e mori Irina gjatë Vitit të ri në shtëpinë e tyre në Madrid pasi u përball me Cristianon.
Burimi thotë:’Ajo ishte e shokuar dhe tërësisht e shkatërruar emocionalisht, por vendimin e mori me mendje të kthjellët. Irina u largua menjëherë nga shtëpia, dhe kaloi Vitin e ri duke qarë e vetme në aeroport përpara se të nisej për në Maldive ku kaloi e vetme edhe ditëlindjen.’Pasi vendosi kështu, ajo nuk e ndoqi më Cristianon në Twitter dhe fshihu të gjitha fotot që kishte postuar me të në rrjetet sociale, më pas publikoi foto nga Maldivet për t`i treguar botës se ishte e vetme.
Ndërsa janë hedhur poshtë dhe të gjitha supozimet se shkak i ndarjes së tyre ishte ditëlindja e nënës së Cristianos ku Irina nuk dëshironte të merrte pjesë. Burimi vazhdoi:’Ajo ka qenë gjithnjë shumë pranë familjes së tij.Të gjitha fjalët negative lidhur me familjen e tij janë të pavërteta. Ajo ka punuar shumë që fitojë respektin e familjes së Ronaldos, madje ka shkuar edhe për pushime me ta. Ajo kurrë nuk e ka përdorur famën e tij si një avantazh.’

Add new comment