E çmendur nga dashuria! Gruaja i dërgon 1.4 milionë dollarë të dashurit që se ka takuar kurrë dhe mbron vendimin e saj
Një grua ka mbrojtur vendimin që mori për t`i dërguar 1.4 milionë dollarë të dashurit që ka njohur në një site online. Duhet të theksojmë se ajo nuk e ka takuar kurrë në jetën e saj ndonëse kanë nisur të bisedojnë 18 muaj më parë. Sarah e cila është divorcuar dy here më parë thotë se është dashuruar marrëzisht me Chris Olsen , dhe është 95% e sigurtë që ai është i sinqertë me të.
Në një intervistë ajo thotë:’Herën e parë që ai më pa në kamer më tha se isha ndryshe nga gjithë femrat e tjera, dhe dukesha një person që nuk isha i aftë te lëndoja as edhe një mizë. Ndërsa ai është me të vërtetë i pashëm, kam një të dahsur shumë simpatik.’ Sipas saj Chris me origjinë afrikane ka lindur në Milano, dhe u shpërngul në Amerikë 18 vite më parë. Për momentin ai është në Afrikë duke u marr me ‘biznes’. Sarah i dërgoi 1.4 milionë për fatura hoteli dhe gjithcka që mund t’i duhet atij, madje nuk është penduar për këtë.
Kjo grua kaq e sigurtë në sinqeritetin e të dashurit online, ka shitur edhe një apartament 550 mijë dollarë dhe këto para ja ka dërguar përsëri atij personi që nuk e ka takuar kurrë.

Add new comment