Dokumentarët “UP” nga Michael Apted: Kur kinemaja kthehet në eksperiment sociologjik

Regjisori Michael Apted, përveçse regjisor i njohur, e ka përdorur kinemanë për të kryer një eksperiment sociologjik. Që nga viti 1964 ai ndjek jetën e një grupi britanikësh 7-vjeçarë, duke iu rikthyer subjekteve të tij çdo shtatë vjet. Çdo 7 vjet ai sjell një dokumentar të ri mbi ta, të titulluar “UP”. Edicioni i tij i fundit i dalë këtë vit është "56 Up", dhe tashmë subjektet janë 56-vjeçarë.
Apted thotë për Associated Press se, pavarësisht se ky grup mund të përballet tashmë me vdekshmërinë, filmi që u shfaq çuditërisht është optimist. Ai vetë ka mësuar t'i qaset çdo edicioni të "UP" pa paragjykime. Ai shpjegoi se, në qoftë se do të përpiqej të parashikonte se çfarë mund të ndodhte me subjektet pas çdo 7-vjeçari, filmi do të kthehej në një profeci të vetë-përmbushur."
Në një speciale të CNN mund të shihet sesi zhvillohen disa nga personazhet. Njërin prej djemve, p.sh., e shohim të rritet me probleme, të jetë i pastrehë, të bëhet prift, dhe më pas një politikan i suksesshëm.
I ndjeri Roger Ebert e pati vendosur “UP” në 10 titujt e filmave më të mirë të jetës së tij.
Apted, është vetë 72 vjeç dhe ndër të tjera ka drejtuar filmin Kronikat e Narnias, apo episodin e Xhejms Bondit “The World is Not Enough”.
k.c.
Comments
do të ishte shumë interesant
<p>do të ishte shumë interesant për tu parë ky dokumnetar!!</p><p> </p>
Add new comment