Do rikthehen anëtarët e majtë në KQZ? Eksponenti socialist e pranon si zgjidhje

Postuar në 25 Qershor, 2013 11:44

 

Koli Bele, nënsekretari socialist për Çështjet Zgjedhore, deklaroi në një intervistë për News 24 se ekziston mundësia që anëtarët e larguar të KQZ-së Denar Biba, Albana Shtylla dhe Jani Jani, të rikthehen në këtë institucion. “Zgjedhjet janë të certifikuara nga vota plebishitare, kjo është evidente. Procesi ka një anë teknike dhe ligjore, ka vështirësi e cila ka të bëjë me rregullimin e kodit. Ka një mënyrë për ta kapërcyer nëpërmjet dërgimit të mandateve individuale në Kolegj. Ndërkohë mund të pritet dhe një rikthim i anëtarëve të KQZ, por vendimi u takon atyre”, tha juristi Bele. Sipas tij, kjo rrugë do të shkurtonte procesin e çertifikimit të këtyre zgjedhjeve, që aktualisht parashikon aktivizimin e Kolegjit Zgjedhor. Prej dy ditësh në studion e Sokol Ballës në TCH, vetë Denar Biba e ka shmangur përgjigjen lidhur me këtë çështje.

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.