Djali i Jackie Chan pranon fajin përpara gjykatës dhe merr dënimin e merituar

Postuar në 09 Janar, 2015 07:45

Jayce Chan, djali i aktorit të njohur kinez Jackie Chan është dënuar me gjashtë muaj burg. Këtë vendim e ka marrë gjykata e Pekinit ku  Jayce ka pranuar fajin e tij. Pak muaj më parë atij i janë gjetur më shumë se 100gr mariuanë në shtëpinë e tij në Pekin. Jayce Chan ndodhej atje së bashku me mikun e tij Ko Kai (ky i fundit është një aktor shumë i njohur nga Taivani). Pas ‘gjullurdisë’ së krijuar ata iu nënshtruan analizave përkatëse të cilat rezultuan positive. Në fjalën e tij përpara gjykatës Jayce tha:’Kam dhunuar ligjin, kam bërë dicka të gabuar. E meritoj këtë dënim dhe jam i gatshëm ta kryej deri në fund duke premtuar se kur të lirohem nuk do ta përsëris më kurrë.’

 

Dënimi i djalit 32 vjecar të aktorit Jackie Chan nuk përfundoi këtu. Ai duhet të paguajë rreth 250 dollarë kur të lirohet nga bargu. Përmendim se ky ishte një ndër lajmet me shkatërruese për aktorin Hollywoodian i cili në vitin 2009 u emërua Ambasador i anti-drogës.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.