Dil përjashta, se ta tregoj unë...

Aldrin Dalipi: Janë akorduar 560 milionë lekë të reja, por po të hapni faqen zyrtare të bashkisë nuk ka njoftim. Është kunati i Bashës pas kësaj afere. Është e habitshme si do të hani mish dhe kur rrugët janë të prishura
Lulëzim Basha: Do të të çojë në gjyq...
Aldrin Dalipi: Ti je një racë e korruptuar që duhet t’i kthesh milionat e vjedhura qytetarëve të Tiranës.
Lulëzim Basha: Do të të çojë prapë në gjyq...
Aldrin Dalipi: Hajduti thërret kapeni hajdutin...
Lulëzim Basha: Dil përjashta, se ta tregoj unë!
Kjo është një pjesë e debateve në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku këshilltarët e majtë akuzuan kreun e bashkisë se po abuzon me fondet publike. Basha është irrituar veçanërisht në momentin që iu përmend kunati – raporton faqja online e së përditshmes DITA. Kreu i të majtëve Aldrin Dalipi ka denoncuar më pas në media një kërcënim me jetë. Këtë veprim të Bashës këshilltari Kiço Blushi, e cilësoi si “atentat në Këshillin Bashkiak” dhe si “të paprecedentë që të kërcënohen me jetë anëtarët e opozitës”.
Në mbledhje, kryetari i Bashkisë Lulzim Basha prezantoi axhendën e festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë në Tiranë. Ai tha se sheshi tek rrethrrotullimi i Doganës do emërtohet “Shqiponja” dhe shtoi se atë ditë do të jetë gati një tortë prej 550 metra katrorë, që do gatuhet nga pastiçierë shqiptarë dhe të huaj. Kjo deklaratë e Bashës shkaktoi të qeshura në sallë. “Nga torta dikush u gajas, por kjo është iniciativë e të gjithë qytetarëve. Nuk është rast për t’u mërzitur, por për t’u gëzuar”, tha Basha. - A.N.
Comments
Kyyy është një njeri i pa
<p>Kyyy është një njeri i pa skrupull është njësoj si guri i një kanali që nga lart shkëlqen dhe nga poshtë ka vetëm qelbësirë</p>
E gjitha eshte ebere
<p>E gjitha eshte ebere nepermjet kompanise "LANDMARK" qe eshte ne pronesi te Erion Isufit. Mjafton te kontrollohen llogarite e kesaj kompanie dhe del se nga kush i ka marre parate. Si dhe Univers reklama qe eshte po ashtu e lidhur me BAshen dhe normalist "ministria e Komunikimit"</p>
Add new comment