Della Rocca: Shqipëria dhe Kosova mund të shërbejnë si vend transit për terroristët. Celulat e tyre do t’i dëbojmë nga Italia

Postuar në 21 Janar, 2015 02:47

Zv/drejtori i policisë Italiane Della Rocca gjatë një interviste për “News24” dhënë gazetarit Spartak Koka sqaroi qëllimin e vizitës së tij në Shqipëri dhe Kosovë. Rocca argumentoi se Shqipëria dhe Kosova mund të shërbejnë si vend transit për terroristët dhe nënvizoi se bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm për të pasur sukses në luftën kundër krimit të organizuar. Rocca  thotë se Shqipëria dhe Kosova mund të shërbejnë dhe si pika transiti dhe përvoja e këtyre ditëve të fundit na ka mësuar se çdo vend mund të shërbej si pikë transiti për fenomene të tilla. “Gjithsesi  duke qenë se Shqipëria dhe Kosova ndodhen në atë rrugëkalimi të lidhjes nga vendet e lindjes dhe Evropës perëndimor e sigurisht që bashkëpunimi me autoritetet e këtyre vendeve është thelbësor për ne” tha ai. I pyetur nëse kishte informacion për celula terroristesh nga Shqipëria dhe Kosova në Itali ai tha: “Unë më tepër se sa një celulë do të flisja këtu për disa masa dëbimi rezultat kjo i një veprimtarie hetimore që ka zgjatur ndërkohë dhe faktikisht dëbimi i elementëve të cilët në rastin konkret mund të jenë të armatosur apo të hartojnë programe apo aksione terroriste. Sigurisht që këto masa parandaluese janë dhe masat më të mira që këto elementë të dëbohen nga territor i shtetit italian”.

 

l.v

 

http://www.balkanweb.com/site/rocca-shqiperia-dhe-kosova-mund-te-sherbejne-si-pike-tranziti-per-terroristet/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.