Daçiç: negociatat kërkojnë një zgjidhje të qendrueshme... që Serbia të mos njohë pavarësinë e Kosovës

Ndërsa Kosova festoi 5 vjetorin e Pavarësisë, kjo Pavarësi, është gjithësesi e cungët. Kryeminstri serb Daçiç duke folur për TV Pink me qendër në Beograd tha:"Ne jemi duke u përpjekur për të përcaktuar autonominë e serbëve në Kosovë. Kjo është autonomi brenda autonomisë për ne.”
"Ne duam formimin e një bashkësie të komunave serbe me autoritetet e qartë - arsim, gjyqësor, policor që do të kenë marrëdhënie me autoritetet në Prishtinë dhe në Beograd" shpjegoi Daçiç.
Daçiç theksoi se Serbia është duke kërkuar për një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën që do të lejonte Serbinë të mos njohë pavarësinë e Kosovës dhe në mënyrë të qartë të përcaktojë pozitën e popullit serb dhe organizimin e jetës së tyre politike, sipas radios “B92”.
Kryeministri tha të premten se "pjesa më e vështirë e bisedimeve me Prishtinën shtrihet përpara".
Ai do takohet me Thaçin më 18 shkurt.
Ai theksoi se Serbia nuk do të heqë institucionet e saj në Kosovë. Ai përjashtoi marrjen e Kosovës me forcë, të paktën për momentin. “Ne nuk do luftonim kundër Prishtinës, por edhe kundër NATO-s, BE-së, që është nganjëherë në anën e Prishtinës, jo tonën. Ky nuk është konflikt 1 me 1, por kundër një pjesë të madhe të bashkësisë ndërkombëtare, dhe miqtë tanë janë shumë larg për të na ndihmuar në konflikte që ndodhin këtu," tha kryeministri serb.
Ja.Se.
Add new comment