Cristiano Ronaldo harron Irinën falë moderatores spanjolle

Postuar në 20 Janar, 2015 06:56

Duket se Cristiano Ronaldo e ka harruar më shpejt seç duhej bukuroshen ruse Irina Shayk. Tashmë është postuar një foto e tij dhe e një moderatore spanjolle të quajtur Lucia Villalon. Vajza në fjalë është nje nga figurat publike më të njohura në Spanjë, dalluar edhe për paraqitjen e saj të jashtme. Në ndryshim nga Cristiano, Irina nuk ka qenë aspak aktive në rrjetet sociale që kur u bë publik lajmi i dhimbshëm i ndarjes.

 

Përmendim se cifti kanë qenë për pesë vite në krahët e njëri-tjetrit,por gjatë kësaj kohe janë përhapur thashetheme të shumta se futbollisti e ka tradhëtuar Iriën, dhe që kjo e fundit nuk i ka besuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.