Clinton i propozon gjeneralit Clark: Bëhu president i Kosovës!

Gjeneralit Clark i është bërë një propozim: Kandido për president në Kosovë. Në shënimin e përvjetorit të 10-të të Librarisë Presidenciale të Bill Clinton, ish-lideri amerikan ka bashkëbiseduar me ish-gjeneralin amerikan të NATO-s, Wesley Clark, për politikën e jashtme. Dy personazhet e kohës së luftës së fundit kanë folur edhe për Kosovën. Madje, Clinton e ka nxitur Clarkun të garojë për president të Kosovës, raporton “Koha.net”. “Ende po pres që Gjenerali Clark të shkojë në Kosovë dhe të garojë për President atje”, ka thënë Clinton duke iu referuar popullaritet të gjeneralit në Kosovë.
L.V
Add new comment