Celine Dion braktis karrierën dhe paratë për bashkëshortin e sëmurë
Celine Dion nuk do të kthehet në Las Vegas të paktën deri fundin e këtij viti , raporton redaksia e lajmeve TMZ. Ishte planifikuar që këngëtarja të kthehej në Caesars Palace muajin Mars , pasi anulloi gjithçka gushtin e 2014, për tu kujdesur për bashkëshortin e sëmurë, por këngëtarja ka dal sërish jashtë parashikimit dhe në ndryshim nga më parë tani nuk ka dhënë asnjë afat të caktuar kohor.
Thuhet se Celine Dion po kujdeset për bashkëshortin prej 20 vitesh Rene Angelil, që fatkeqësisht vuan nga kanceri i fytit, kundër të cilit po lufton prej një kohe të gjatë.

Add new comment