Cazine McCarthy rrëfen historinë e saj, dhe këshillon vajzat:”Mos i dërgoni kurrë të dashurit foto nudo”

Postuar në 27 Janar, 2015 07:30

Kjo është historia e nje vajze të re dhe shumë të bukur e cila fatkeqësisht ra viktimë e hakmarrjes të së dashurit të saj posesiv. E nxitur edhe nga karakteri i tij i vështirë, Cazine McCarthy mendoi që po t`i jepte fund lidhjes (të paktën për pak kohë) gjërat do të ndryshonin,por  u përkeqësuan.

 

 HISTORIA E TYRE

Gjithcka po shkonte si mos më keq mes Cazine McCarthy dhe Nathan Lloyd ndërsa vajza vendosi që t`i jap fund pasi sjellja posesive e të dashurit kishte kaluar cdo limit. Ky i fundit i nervozuar nga ndarja, postoi në Instagramin e Cazine McCarthy një foto, dhe më pas një video intime, por nuk mbaroi këtu. Më pas i ndryshoi password e Instagramit, që ajo të mos kishte mundësi t`i fshinte, të paktën të disa kohë.

 

Cazine McCarthy thotë:”I dërgova një video dhe një foto Nathan sepse ai po punonte jashtë dhe këmbënguli për një kohë të gjatë. Në fillim nuk isha e sigurtë, por ai më qetësoi disi. Më thoshte se unë mund t`i besoja, dhe kurrë nuk do t’ja tregonte dikujt tjetër. Teksa kthej kokën pas kuptoj që ishte një budallallëk, dhe asnjëherë nuk do ta përsëris. Femrat duhet të mbrojnë veten sepse mund të bien pre e hakmarrjes së pamëshirmshme të ish partnerëve të tyre. Mendoj se nëse do ta ktheja kohën pas nuk do t`i kisha dërguar asgjë atij, por ajo që u bë u bë, mjafton që vajzat e tjera të nxjerrin një mësim nga historia ime. ”

Fatmirësisht kjo video tashmë është fshirë nga Instagrami, pasi nje mik i zonjushës e raportoi mbi 100 herë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.