Buxheti i vitit 2014, qeveria nuk realizoi planin e investimeve. Tek të ardhurat treguesit ishin më të mirë

Postuar në 21 Janar, 2015 01:41

Në një kronikë të transmetuar nga “Top Channel” thuhet se  vitin e kaluar, investimet publike ishin 5.4 miliardë lekë, ose rreth 45 milionë dollarë më të ulëta se plani vjetor. Të dhënat e fundit zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se nga 66 miliardë lekë, që ishte programi vjetor, qeveria investoi 60.54 miliardë lekë, me një realizim prej 92 %. Sipas “Top Channel” të marra në total, shpenzimet e buxhetit rezultuan 17.6 miliardë lekë më të ulëta se parashikimi, pasi veç investimeve, mosrealizime ka pasur edhe në zërat e tjerë, si shpenzimet e mirëmbajtjes dhe ato që qeveria kryen për pushtetin vendor. Po sipas “Top Channel” në krahun tjetër të buxhetit, në atë të të ardhurave, treguesit kanë pasur një realizim më të mirë ndaj planit.

 

l.v

 

http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=291528#k1

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.