Britania do të duket si Shqipëria rurale, nëse nuk kërkon gaz

Britania e Madhe duhet të veprojë dhe të kërkojë për burime gazi në mënyrë që të shmangë forcën e industrisë së energjisë, thuhet në raportin e Komisionit të Ekonomisë në House of Lords.
Komisioni kritikon planet për kërkimin e gazit duke thënë se deri tani janë bërë vetëm punë kërkimore dhe kërkimi i gazit për tregti është ende shumë vite larg.
Nëse Britania e Madhe nuk krijon burimet e saj në një kohë të shpejtë, rrezikon seriozisht të humbasë intensitetin e energjisë dhe industrinë e petrokimisë që varet nga konkurrenca në çmim e energjisë.
Raporti bën një krahasim me SHBA-të ku çmimi i gazit ka rënë duke shkuar tri herë më pak se sa është në Britani. Kjo ka bërë që të krijohet baza për investime të reja në fabrika dhe industrisë pasi është bërë më tërheqëse me çmimin e lirë të energjisë.
Komisioni rekomandon që qeveria të përmirësojë legjislaturën në mënyrë që kërkimet e nëndheshme për naftë dhe gaz mund të vazhdojnë pa vonesë dhe kosto.
Britania shpenzon 15 miliardë paund në vit për importin e gazit, shifër e cila mund të përgjysmohet deri në vitin 2030 nëse shfrytëzohen burimet e gazit. Gjithashtu Britania mund të bëhet më pak e varur nga gazi rus.
Profesori i ekonomisë në Universitetin e Oksfordit, Dieter Helm thotë se, aftësi për të prodhuar më shumë energji sesa konsumohet do të shkojë shumë afër pikës zero në vitet 2015-16. Kjo do të çonte në ndërprerje të energjisë ose në rritjen e importit. Helm e përshkruan politikën britanike për energjinë si “një aksident makina me lëvizje të ngadaltë”. /Shekulli/
Comments
S'e mora vesh c'lidhje kishte
<p>S'e mora vesh c'lidhje kishte titulli me artikullin.</p>
Add new comment