Bota e futbollit tronditet nga vdekja e Piermario Morosini-t

Postuar në 15 Prill, 2012 11:45

Vdekja në fushën e lojës e futbollistit të Livorno-s, Piermario Morosini, ka qenë një shock për gjithë botën e futbollit italian e europian. Secili ka mundur të thotë një fjalë. Shumica nëpërmjet mesazheve twitter. Ja disa:

Pocho Lavezzi
E pabesueshme kjo që ndodhi. Prehu në paqe, Piermario!
Francesco Totti
Pamjet e vdekjes in diretta të Morosini-t janë tronditëse e do të na mbeten në mendje për shumë kohë. Nuk kam fjalë: veç respekt dhe heshtje.
Zlatan Ibrahimovic ‏
Tragjedia e radhës në futboll. T’u prehtë shpirti në paqe, Morosini.
Edinson Cavani
Më mungojnë fjalët dhe kam shumë dhimbje.

Giorgio Chiellini ‏
Nuk kam fuqi ta besoj këtë gjë.
Marco Materazzi ‏
Ciao Moro!!!!
Marco Di Vaio ‏
Duke dëgjuar atë që thonë ish-miqtë e ish-shokët e tij, arrij të kuptoj se na ka ikur un grande uomo...një tragjedi e pabesueshme!!! Do na mungosh të gjithëve!!!

Mario Balotelli

Ish një djalë flori. Dhe ikja e tij të bën të reflektosh mbi jetën, e të bën ta çmosh e ta jetosh me dinjitet ekzistencën tënde.
Fabio Cannavaro
Çfarë lajmi i trishtë! Një përqafim për të gjithë familjen e Peirmario-s.

Edy Reja
Në harkun e pak viteve ka humbur prindërit dhe një vëlla; dhe tani ikën vetë. Nuk kam fjalë.
Giuseppe Rossi
Jam i topitur. Pa fjalë. Mendja më shkon tek familja e tij.

Mimmo Criscito ‏
Flija në një dhomë me të kur luanim për kombëtaren under 17. Ka qenë një djalë i shkëlqyer.
Gokhan Inler
Duket çdo gjë absurde dhe e pabesueshme.

Walter Mazzarri
Një tragjedi. Bëmë mirë që e ndaluam kampionatin.

Giuseppe Mascara
Një tjetër engjëll që fluturon në qiell. Ciao, grande Moro!
Rio Ferdinand ‏
Mendimet më shkojnë tek familjarët e tij. Ç’lajm i trishtuar!
Joseph Blatter
Nuk kam fjalë. Kam vetëm lotë.

Nigel de Jong ‏
Shumë i ri për t’u bërë një engjëll.

Marco Delvecchio ‏
Çdo fjalë është e tepërt.

Dhe me radhë Wesley Sneijder, Mauro Zarate, ‏Sergio Aguero, Maxi Lopez, José Ángel, Diego Forlan ‏, Fernando Gago, Kwadwo Asamoah, Pablo Zabaleta, Robinho, Pablo Hernández,  etj, etj.
Re.Pu.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.