Berisha si Mugabe: Edhe për 30 vjet opozita nuk vjen në pushtet

Pothuajse përditë, gazeta TemA riboton të plota lajme/komente/opinione të botuara në respublica.al. Reciprocikisht, por jo simetrikisht, po ribotojmë sot një lajm/koment të TemA-s, duke i ndryshuar fare lehtë titullin:
Gjatë fjalës së tij të mbajtur ditën e sotme në inagurimin e një rruge 5.1 kilometra të gjatë në periferitë e Durrësit, kryeministri Berisha është marrë gjatë me opozitën. Sipas tij, kjo e fundit ka qenë gjithmonë kundërshtuese jo vetëm për integrimin, por edhe për ndërtimin e rrugëve. Por, sipas Berishës, nëse vazhdin me këtë qendrim, opozita nuk vjen në pushtet edhe për 30 vjet. "Vëllezër, le të kthehemi pak gjatë këtyre viteve, se çfarë qëndrimi mbajti opozita dhe se si votoi kundër rrugës së kombit. Çfarë qëndrimi mbajti opozita dhe se si e mbajti parlamentin deri në 5 të mëngjesit kundër ndërtimit të autostradës Tiranë-Elbasan. Se çfarë qëndrimi mbajti opozita, tre muaj më parë për shtesat e domosdoshme që duheshin bërë për ndërtimin e rrugëve të Jugut, Levan- Vlorë, Levan Tepelenë. Po rrugët janë interesi jetik i të gjitha shqiptarëve pavarësisht nga bindjet e tyre partiake, e të gjithë atyre që votojnë, e të gjithë atyre që nuk votojnë. Interesat e kujt mbrohen duke u përpjekur të pengosh ndërtimin e tyre? Shqipëria ka dalë në krye të investimeve të huaja për frymë, çka është një fat i madh sepse këto investime krijojnë me dhjetëra e mijëra vende pune. Të ngrihesh çdo ditë kundër tyre, të bësh letra të hapura të stilit të Enver Hoxhës kundër bizneseve të huaja, bën një Don Kishot të vërtetë me mullinjtë e erës. Por janë fatlumë ata dhe vendi që këto nuk varen nga tre të pestat, këto nuk mund të bllokohen. Dhe e vërteta është se sa më shumë ti sulmojnë këta shokë investimet e reja, aq më larg i largohen pushtetit edhe deri në 30 vite po vazhduan në këtë mënyrë”, ka thënë Berisha gjatë fjalës së tij. Berisha është ndalur edhe tek “Shqipëria, superfuqi energjitike e rajonit”, duke thënë se janë ndërtuar hidrocentrale e HEC-e pa fund dhe në vende që nuk mund të ndotin ambientin. “Le të ndalemi pak në platformën tonë të Shqipërisë, superfuqi e energjisë së rinovueshme në rajon. Çfarë po ndodh në të katër anët e vendit. Në të katër anët e vendit po ndërtohen hidrocentrale. Në 3-4 vitet e fundit janë ndërtuar mbi 70 HEC-e. Asnjëri prej tyre në Durrës, Tiranë, në Manzë apo në Sukth. Të gjitha janë ndërtuar në zona që ne nuk i shohim sepse janë larg sepse janë përtej maleve, përtej kodrave, por janë në zona ku jetojnë shqiptarë, ku marrin rrogat, ku mbajnë familjet, ku punësohen dhe ata. Qeveria ka firmosur në sektorin privat për ndërtimin e 332 Hec-ve në të katër anët e vendit dhe kjo do të thotë krijimi i dhjetëra vendeve të punës edhe në zonat më të varfra në të katër anët e vendit, - tha Berisha. Sipas Berishës, në gjithë vendet papunësia është shtuar, ndryshe nga Shqipëria, që sipas tij, ka njohur ulje të papunësisë. Kjo, sipas Berishës, ka ndodhur para së gjithash për shkak të rritjes së numrit të turistëve. Sipas tij, nga 300 mijë turistë që vinin në shqipëri në vitin 2004, tashmë vijnë plot 4 milionë turistë. "Papunësia në Shqipëri nuk u rrit, por u ul në mënyrë progresive sepse ne bëmë realitet një ëndërr, bëmë realitet Shqipërinë turistike. 300 mijë turistë dhe vizitorë priste Shqipëria në vitin 2004 kur qeverisnin shokët socialistë, 4 milion e 10 mijë priti vitin e kaluar, ndërsa 300 mijë më shumë janë deri tani. Ky është një realitet i ri, një realitet i shkëlqyer, i cili ka bërë që sipas statistikave më serioze, ky sektor në Shqipëri punëson 190 mijë burra dhe gra të këtij vendi. Industria turistike është shndërruar në industri kryesore dhe ju garantoj ju se ne që sollëm këtu rrugën Hamallaj-Manzë-Tiranë, do të ndërtojmë dhe rrugën tjetër Hamallaj-Durrës. Nuk ka kërkesë më të drejtë se sa kërkesa për rrugët. Ne ulëm papunësinë dhe do të ulim atë sepse ne po bëjmë gjithçka për Shqipërinë dixhitale. Vetëm ky sektor i ekonomisë, i cili është rritur me më shumë se 15 herë nga viti 2006 e deri më sot , ka punësuar me mijëra e mijëra qytetarë dhe qytetare shqiptarë. Në një hark kohor të shkurtër, ne kemi trefishuar numrin e studentëve. Edhe kjo në funksion të punësimit, sepse është e faktuar si drita e diellit se shkollimi dhe universiteti japin shanse shumë më të mëdha për punësim të të rinjve, sesa tek të rinjtë e tjerë, pra e tërë politika jonë është e përqendruar tek punësimi, e tërë politika jonë është të mbrohemi nga kjo krize e thellë që ka pllakosur disa vende të rajonit dhe Evropën. Dhe e vërteta është se këto reforma kanë qenë një ombrellë e fuqishme e mbrojtjes ekonomike, - u shpreh Berisha.
Re.Pu.
Versionin origjinal të TemA-s munda ta lexoni në: http://www.gazetatema.net/web/2012/09/01/berisha-edhe-per-30-vjet-opozita-nuk-vjen-ne-pushtet/
Comments
Ka vendosur te Barazoje

Ka vendosur te Barazoje Enverin.Beme baba te te ngjaj.

Juve zoterinj gjoja

Juve zoterinj gjoja opozitare dhe plangprishes te PD te tipit Mero Baze apo Muc Nano mund ta quani Berishen si te doni dhe ai ka te drejte kur thote se kjo opozite nuk vjen as per 30 vjet,por duhet plotesuar kjo fraze e duhet shtuar se me nje psikopat dhe te semure mendor si Rama eshte fatkeqesi kombetare nqs ai vjen ne pushtet.

shume e drejte. zoti i

shume e drejte.

zoti i dhashte shnet edit qe keto sallaksit te qendrojne sa me shume ne opozite.

eshte shume i zoti per ti udhehequr sallaksit nga humbja ne humbje.

Nik Prostituta paguhet qe te

Nik Prostituta paguhet qe te prostituohet ne sherbim te Regjimit.

sa merzitet kjo zemra ime qe

sa merzitet kjo zemra ime qe ben prostituten cdo dite per edin.

po mos mu merzit ,se ja ku erdhi 2017.edhe 5 vjet jane.

Mos e ke ngaterruar emrin kur

Mos e ke ngaterruar emrin kur ke folur per "psikopat dhe te semure mendor"???!!!

Hallakatje, shfrenime,

Hallakatje, shfrenime, harbime, zhurme, muzike, pije, droge, top-less! E papare, surreale! Ne nje fare menyre te manipulosh eshte celsi i suksesit po jo per te gjithe. Cdo gje ndertohet me mashtrim dhe manipulim. Ky eshte tregu; supermarkati gjigand i shqiptareve: Politika. Ne njezet vjet, ne shqiperi, shitet dhe blehet vetem politike. Ushqehemi me politike, marrim fryme me politike, bejme karriere me politike, afirmohemi me politike, vritemi per politike, pra cdo gje per politike. Ne kete shesh bombardohet jeta e shqiptareve me tone te larta te tellalleve e vuvuzelave cjerrese te politikes ne manipulimin kolektiv. Nje tregti qe politika ja ka pare hajrin duke shitur mallin e saj ne formen me kreative: Manipulimin. Ketu nuk kemi te bejme me ajer te parfumuar dhe muzike per te te relaksuar trurin, Jo, ketu ne `pjacen shqiperia` kemi te bejme vetem me klime e klithma plot urrejtje, rrufe e tornado polarizuese e manipuluese duke dhunuar e shtriguar corjentaur, hipnotizuar bleresit me ndergjegje. Teknikat e manipulimit te ndihmuar nga Media (libra, gazeta, TV, radio, internet) bombardojne pafundesisht masat nepermjet propogandes, ndikojne e manipulojne jeten e individeve kunder vullnetit te tyre. Nepermjet mediave amplifikohet e bombardohen masat duke i corjentuar, kercenuar, frikesuar, lumturuar, me nje fjale duke i budallepsur ne ate forme sic na budallepsen ne kohen e piramidave financiare qe nga qielli i shtate i lumturise, rame drejt e ne unazen e shtate te ferrit duke i humbur te gjitha. Teknika me e efektshme ne manipulim eshte te perserisesh nje milion here po te njejten gje: Genjeshtren. Dhe politika kete e ben plot energji duke zbrasur karikatore me genjeshtra me nje leksik te zgjedhur akuzues, te kundershtarit politik qe, influencojne në formen e manipulimit.

jam dakord me zapbone, vetem

jam dakord me zapbone, vetem shashka hedh SRB perdite dhe kur nuk eshte nevoja dhe kur eshte fundjave dhe kur eshte dite feste dhe njerezia do te clodhet, media te shitura qe i vene nga mbrapa, gazetare te ndyre qe paguhen nga qelbesit e realitetit, hale dhe prostituta webi si nik e kompani qe u eshte caktuar nga nje blog ku te prostituohen virtualisht. Opozite jo e fuqishme, siperfaqsore qe po u heq njerezve shpresen se do te shofin me ne fund drite ne fund te tunelit.

Nuk e kuptoj dot se si ka

Nuk e kuptoj dot se si ka akoma njerez qe perkrahin Sali Berishen.Shume e cuditshme,ndoshta injoranca dhe niveli fshataresk qe demonstrojme si popull

ben qe ky idiot te kete perkrahes.

O ben ne qofte se ka mendim

O ben ne qofte se ka mendim fshataresk eshte ky qe ke ti.se te perkrahesh Sali Berishen eshte qytetari civilizim zhvillim.kurse te perkrahesh edvin ramen eshte kthim prapa ke nomeklatura komuniste alla enver hoxha xhelil gjoni sul bushati muho karocieri asllani e ku di un llojlloj sorollopi i mbeturines komuniste qe ka ne shqiperi akoma.un nuk e di te ket ndo nje vend te zhvilluar qe te jet udhehequr nga raza komuniste ,po te ket mund ta tregosh,keshtu qe ne kete kuptim injorante ,alldupe jan ata qe perkrahin mbeturinat e mbetura te komunizmit ne shqipri ,pra me nj fjal je tidhe sojsorollopi yt.

Add new comment