Berisha i izoluar nga diplomacia perëndimore? Gjepura; do takohet me zonjën Clinton

Sot Berisha është nisur për në SHBA, ku sipas njoftimit për shtypin nga kryeministria, “do të zhvillojë të mërkurën një takim me Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, në përfundim të të cilit, [që të dy, zonja Clinton dhe ai] do të dalin në një konferencë të përbashkët për median”. Njoftimi për shtypin vijon më poshtë me një listë takimesh të tjera, të cilat afërmendsh nuk kanë rëndësinë e këtij takimi të së mërkurës.
Nuk ka diskutim që ky takim, dhe sidomos konferenca e përbashkët për shtypin, është një ngjarje që e rrëzon legjendën e izolimit të Berishës, në ngritjen e së cilës, bazuar në një logjikë gjërash e në një seri faktesh, ka kontribuar dhe respublica. Por Berisha edhe në këtë pikë na ka mundur. Takimi me Clinton-in i përgënjeshtron të gjitha këto teori. Ai nuk është hiç i izoluar. Përkundrazi.
Të kuptohemi, ne të respublica-s nuk heqim dorë nga ideja se Berisha e meriton izolimin ndërkombëtar, se Berisha do duhej izoluar me kohë e me vakt, dhe se zonja Clinton, me këtë takim, është duke e inkurajuar fort këtë njeri në paudhësitë e veta; gjithmonë, nëse takimi me Clinton-in është i vërtetë e nëse Clinton-i nuk i tërheq veshin fort gjatë e pas takimit.
Po pse e prêt ajo? Mendja ta thotë se këtë takim kryeministri e ka dhuratë prej lobeve amerikane, vëmendjen e të cilave e ka blerë me paratë e buxhetit të shtetit. I ka aktivizuar këto lobe këto javët e fundit, aq sa të vjen të besosh se duhet të jetë lodhur për ta futur këtë ‘dhuratë’ në xhep. Është e sigurtë se fjalën e fundit e ka marrë këto ditë. Duhet ta kenë marrë dje a pardje në telefon miqtë me bole të Bechtel-it, a miq të tjerë, dhe i kanë thënë: “U kry, bac! Do takohesh me teto Hillarinë”. Nuk ka si të jetë ndryshe. Nuk ka asnjë gjasë që të jetë vepër e ambasadës sonë në Washington; nga ana tjetër e dimë se ambasada ammerikane në Tiranë nuk ka gisht fare në këtë meselé (një burim shumë i besueshëm i yni nga brenda ‘asaj ndërtesës magjike’ në rrugën e Elbasanit na e ka thënë këtë gjë nga fundi i marsit; shih linkun: http://www.respublica.al/artikuj/2012/3/29/vizitat-ne-shba-festival-qokash-nje-burim-nga-amb-amerikane-ne-skemi-rol-eshte-nje).
Përfundimi? Përfundimi është që, po të jetë për amerikanët, Berisha mund të bëjë ç’të dojë në këtë vend e mund të rrijë në pushtet jetë e mot. Është e kotë të shpresojmë tek skrupujt dhe idealizmi i diplomacisë amerikane, apo i diplomacive të tjera. Ai nuk është problem për askënd. Ai është thjesht problemi ynë. Dhe o do ta zgjidhim vetë, o do ta kemi aty, rebus të përjetshëm.
M. Nano
Comments
Mbaho Salo mo0s ki frike/ke

Mbaho Salo mo0s ki frike/ke furkacen AMERIKE!! Se mos eshte hera e pare ! Ky eshte stili amerikan!

Shpejt i nxore keto nxore

Shpejt i nxore keto nxore konkluzione Mustafa Nano (.....ai nuk eshte hic i izoluar. Perkundrazi ..)

Si e shpjegon qe prej 21 janarit 2011 (pra per me teper se 1 vit) Berisha nuk ka kryer asnje vizite zyrtare ne Evropen Perendimore ?

Po ''viziten'' ne Bruksel kur Stefan Fule e la pas porte dhe u tall duke thene qe nuk e dinte se Berisha ndodhej ne Bruksel e harrove ?

Mustafa tani e more vesh qe

Mustafa tani e more vesh qe nuk i rruhet njeriu.................Ai ka te drejte te vrase edhe 4 te tjere ne bulevard dhe te vjedh sa te doje bashke me familjen e tij (Biologjike -Politike) vetem diplomacive Perendimore mos tu prishet Qetesia...................Thjesht nuk donin emer Komunizem ne Shqiperi , pjesa tjeter eshte thjesht Demagogji, llafe dhe humbje kohe......Shiko emisonet Blue-Notte tek Rai Tre dhe do ta kuptosh qe edhe vete italianet nga 45 deri ne 90 ( Dhe vazhdojne ta kene....) kane pasur nje pavaresi te cunguar kete e pohojne edhe vete....dhe shume tentativa per grushte shteti...............8-9 tentativa nga ekstremi i djathte...............Nje shkrimataruc i Yni (I.K) thote qe Shqiperia ka fatin dhe pozicionin me te mire gjeografik dhe ka fatin dhe pozicionin me te keq gjeografik pasi eshte objekt zilie i vendeve fqinje.....dhe me gjere........................

Un mendoj se kjo vizite mund

Un mendoj se kjo vizite mund te kete te beje me terheqjen e amerikanve nga Kosova dhe zevendesimin e tyne me ushtrite turke. Qofsha gabim.

ty te ka ngel ora ne 1870 o

ty te ka ngel ora ne 1870 o shok, akoma te islam v. kristian

Sa shtete kane demokraci te

Sa shtete kane demokraci te zhvilluar ne bote? Sa nuk e kane?

Pergjigjia e ketyre pyetjeve duhet te te bej te qarte se te huajve jo nuk u behet vone, po nuk kane asnje arsye per te ndertuar demokracine ne nje vend tjeter. Sepse ndryshe nga sa beson ti, demokracia nuk eshte te heqesh Salen e te vesh Ramen. Jo, eshte nje rrjet i gjere normash e institucionesh te krijuara per te frenuar pushtetin e politikaneve. Po kete duhet ta ndertojne vete njerezit, jo te huajt.

Jo per ndonje gje, po kur tentojne ta bejne nje gje te tille akuzohen se fusin hundet ne punet e brendshme tonat. Kshuqe para se tu kerkojme ndihme mire do ishte te kemi te qarte ca kerkojme tamam nga ata.

Z. Nano, Ky takim mund te

Z. Nano,

Ky takim mund te shikohet edhe ne nje kendveshtrim tjeter per mendimin tim. Berisha eshte kryeminister i Shqiperise ( pamvaresisht se me cfare metodash, dhe ketu une jam dakort me mendimin tuaj mos me thene qe shkoj edhe me larg) keshtu qe i takon te pritet nga autoritetet me te larta. Bile ne kete aspekt mua me vjen keq qe nuk pritet edhe nga Z. Obama , megjithese nje nder i tille besoj se do ti takonte Z. Topi. Keshtu qe situata mund te mos jete edhe aq pesimiste.

Me kete dhe te tjera, mund te

Me kete dhe te tjera, mund te vertetohet se edhe Amerika nuk eshte me Amerikë. Pra edhe SHBA mund te blehet dhe Sali Berisha e arrin kete per te ndenjur ne pushtet sa t'i doje bytha.

Respublica, z.Nano (Mustafa)

Respublica, z.Nano (Mustafa) sot e qelluat tabelen ne qender: Berisha eshte problemi yne! Vetem i yni! Me te huajt per probleme globale ,strategjike e gjeopolitike dhe pse mundohet te beje ndonje 'lapsus' e fshin shpejt me 'gome'. Ju e quajtet 'rebus i perjetshem' ndersa une 'kancer i perjetshem me metastaza kudo'...

z. nano sigurisht ka te

z. nano sigurisht ka te verteta tek ato qe thoni ju. Jemi te ndergjegjshem qe vetem ne e zgjidhim kete pune dhe amerika eshte shume larg sa per tu shqetesuar nga nivelli i demokracise ne shqiperi. Por menyra se si i thoni dhe titulli bombastij te le nje shije te keqe..fakti eshte se berisha eshte realisht i izoluar ne Perendim, kjo nuk eshte nje vizite zyrtare. Shqiperia eshte nje vend i natos dhe ka derguar ca ushtare qe eshte jane vrare perkrah amerikaneve. Para zgjedhjeve jane demokratet ca leke nga lobistet nuk do ishin keq per nje vizite 30 min ne DASH. Pastaj para se te dalim ne konkluzione te shohim cdo thote hilaria neser ne konference. ndoshta i thote dhe ndonje gje ne vesh

"C'eshte ky? Kush eshte ky?

"C'eshte ky? Kush eshte ky? Cfare vetish ka? Si eshte e mundur, qe pasi varrosi miliarda para ne firmat piramidale dhe coji popullin e tij ne prag te luftes civile, arrin te votohet dhe te marre pushtetin perseri?"

Mbase kete kuriozitet kerkon te shuaj zonja Clinton, duke pranuar te takohet me te.

Dhe perse duhet te nderhyje perseri Amerika per te ndihmuar demokracine tone?

Mbas 2005-s nuk e meritojme .

Add new comment