Bastexhinjtë nuk vënë “bast” mbi Kadarenë për Nobelin

Postuar në 22 Shtator, 2013 05:25

P { margin-bottom: 0.08in; }

Shkrimtari japonez, Haruki Murakami edhe këtë vit sërish është favoriti kryesor për Nobelin në Letërsi. Ai udhëheq në kompanitë e njohura botërore të basteve, si Ladbrokes.com dhe Unibet.com, një muaj para se Komiteti i Nobelit të shpallë fituesin. Ismail Kadare, ndërkohë ka rënie në kuotat e basteve. INA raporon se Kadare në listën e sajtit të bastores së Ladbrokes.com radhitet në vendin e njëzetenjëtë.

I dyti në këtë listë është Joyce Carol Oates, i treti Peter Nadas. Në listë janë po ashtu edhe Milan Kundera, Nuruddin Farah, Salman Rushdie, Umberto Eco dhe emra të tjerë të letërsisë botërore.

Shkrimtari më i njohur japonez, Haruki Murakami, që sivjet ka shkruar romanin “Cukuri Tazaki i pangjyrë dhe vitet e tij të pelegrinazhit”, njihet me romanet “Pylli norvegjez”, “Luaj, luaj, luaj”, dhe “1Q84” këtë vit konsiderohet si kandidati më potencial për Nobelin.

Ne.Su.

Comments

Submitted by Kastriot Myftar... (not verified) on

Kadare s'ka nevoje per Cmimet qe jep Borgjezia!

Mjaft qe e nderojne si Nder Kombi ne vendin e vete: ne mbledhjen e fundit te saj Qeveria e nderuar Berisha,

akordoi milinoa per Shtepine Muze te Argjirose...

Por edhe Rilindasit e Rames do ta mbajne ne pellembe te dores,

sepse Kadare ka qene Kryetar Nderi i Levizjes "Mjaft"!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.