Avni Rustemi është kriminel dhe killer - thotë nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës

Propozimi për t'i hequr emrin sheshit Avni Rustemi ka qenë i PDIU apo i PD? U tha se ka qenë propozim i Tahir Muhedinit të PDIU, por po të gjykosh nga debatet në Këshillin Bashkiak për këtë ndryshim, del se fanatikët e heqjes së emrit dhe bustit të Avni Rustemit kanë qenë anëtarët e PD në Këshillin Bashkiak. Nga debatet del thuajse e qarte qe qellimi ka qene heqja e emrit dhe bustit te Rustemit dhe jo gjetja e nje emri per Camerine.
Madje nënkryetari i Këshillit Bashkiak i Aleancës për qytetarin, Zamir Ndroqi, e ka quajtur Avni Rustemin gjatë debateve "kriminel dhe killer". Ky detaj del nga një replikë që ka dërguar në media një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, Viron Bezhani, i cili ndër të tjera shkruan:
"Së pari do doja të falenderoja për vendosjen e sheshit “Çamëria” tek fusha Ali Demi. Në këtë mënyrë u eleminua çdo konflikt i mundshëm që mund të krijohej me heqjen e bustit “Avni Rustemi’. Është e vërtetë që populli Çam ka vuajtur shumë nga persekutimi grek dhe vënia e emërit të një sheshi është më e pakta që mund të bëhet për këtë popull. Së dyti, dua t’ju tregoj se arsyeja që mbrojta në Komision Avni Rustemin është se e quaj pa vend dhe aspak të drejtë që të heqim figura të shquara, duke shtrembëruar kështu historinë e popullit shqiptar, duke mos lejuar fëmijët tanë dhe brezat e rinj të mos njohin ngjarjet dhe historinë e vërtetë, figurat e shquara të një kombi, ata që në të vërtetë kanë bërë historinë e Shqipërisë. Historia e një kombi përbëhet pikërisht nga ajo çfarë bëjnë figurat dhe personat e shquar të tij në momente dhe etapa të caktuara. Ndërsa thënien e doktor Ndroqit në Komision se “….. Avni Rustemi është kriminel dhe killer”, do ta quaja si një provokim të turpshëm të një anëtari të Këshillit Bashkiak. Po i shpjegoj z Ndoqi me pak fjalë se kush është në fakt Avni Rustemi..." etj (a.n)
Comments
Cfare nuk po na degjojne

Cfare nuk po na degjojne veshet keto kohe. Dikush e quan Nene Terezen prostitute, dikush tjeter e ka me Skenderbeun. Disa po na bejne hero Esat Pashe Toptanin dhe Haxhi Qamilin dhe po shpallin tradhtar Avni Rustemin dhe Fan Nolin. Po jetojme ne nje periudhe vertet te "shkelqyer" ku te bardhes i thuhet e zeze dhe anasjelltas. Zogu psh neqoftese nuk mund te konsiderohet tradhtar, nuk mund te quhet po ashtu as hero. Pasi erdhi ne pushtet me bajonetat e serbeve dhe iku me te katra, me gjithe floririn me vete, kur hyri Italia. Avni Rustemi nuk luftoi per vete, per tu pasuruar duke shitur dhe blere gjithçka, siç bejne keto plehrat qe sundojne sot Shqiperine dhe Tiranen. Gjesti i tij ishte patriotik. Ai vrau nje njeri te njohur boterisht si antishqiptar dhe kolaboracionist i Fuqive armike me Shqiperine. Per kete veprim ai mund te shperblehej me disa vite burgim dhe jo me qese me flori. Por maskarenjte qe sundojne sot Shqiperine dhe bashkine e Tiranes kane frike te madhe se mos njerez te tille idealiste dhe atdhetare ringrihen nga varri...

Te thuash te vertene Dr

Te thuash te vertene Dr Ndroqi ka te drejte. Ai thote me ze dicka qe thuajse te gjithe e thone ne heshtje. Me e pakta qe mundet te thuhet per Avni Rustemin eshte qe Ai ka qene i semure mendore. Por per ironi te fatit duhet thene se Essad Pashes ja ka dhene hakun. A duhej ti hiqej emri? Logjike do te ishte qe Bashkia e Bashes para se te merrej me qingja e deshe te kishte bere nje studim te plote per gjthe Qytetin sepse ka plot emra te tjere rrugesh apo sheshesh te kesaj kategori. A nuk do te ishte me mire qe te kishim bie fjala emra rrugesh te emertuar bie fjala sipas emrava botanik, emrave te qyteteve evropiana opo thjeshte me numra? Eshte qesharake te mbash akoma emra anonime dhe pa asnje vlere reale historike.

Po vete çfare eshte nese A.

Po vete çfare eshte nese A. Rustemi eshte killer?? Apo ne shqipetaret vetem gishtin nga tjetri dim te drejtojme, edhe kur ja fusim kot, edhe kur shpifim, edhe kur kemi te drejte. Ndonje ballkanas shqipetar qe merret me veten e tij ka????

ketij katnarit te ndroqit ,

ketij katnarit te ndroqit , doti kete .... gjyshen Avniu se e paska marre inat fort????? VFLP.

Te nderuar lexues , ju

Te nderuar lexues , ju siguroj qe historija e Esat Pashe Toptanit dhe e Avni Rustemit nuk jane ashtu sic i kujtonim nga historija qe na kan mesuar ne kohen e Enver Hoxhes...po kjo sot nuk ka shume rendesi , rendesija e vetme eshte se vrasja e Esat TOPTANIT eshte si rezultat i nje komploti te madh anti shqiptar ne kohe shume te turbullta kur akoma nuk kishte mare formen e pare panvaresija me gjithese ajo ishte njojtur formalisht nga fyqite e medha ne janar te 1913.

Tekset dhe analizat nga me te saktat jene ne arshiven franceze dhe ju siguroj qe asnje shqiptar nuk i ka pare deri me sot, pervec meje , te cilat do ti zbardh ne nje liber , ku jane edhe te gjitha materialet fotografike si te gjygjit ashtu edhe te vrasjes ...Dredherija ishte falja e Avni Rustemit nga autoritetet franceze.Pra Avni Rustemi djal i ri me vizione patriotike te pa diskutueshme ra viktime e nje komploti te studiuar mire e me detaje ...Esat Toptani ishte i vetmi person qe ne menyre absolute do te merte fronin e mbretit te pare te Shqiperise.Puna e Shkodres eshte me komplekse se c'eshte shkrojtur deri tani...!

Add new comment