Ashton Kutcher do të dëshmojë në gjyq kundër vrasjes së tmerrshme të ish partneres së ndjerë
Kanë mjaftuar provat për të fajsuar Michael Thomas, i cili me gjakftohtësi i ka marr jetën ish të dashurës së Ashton Kutcher, Ashley Ellerin. Vajza në fjalë ishte një modele, e cila shquhej per tiparet fansastike dhe mbase sot do të kishte një karrierë të gjatë e të lakmuar nga modele të tjera. Sidoqoftë bëhet me dije se në listën e dëshmitarëve të vrasjes së bukuroshes ndodhet edhe aktori Hollywoodian, Ashton Kutcher i cili tashmë ka krijuar familje me Mila Kuins.
Dëshmia e Ashton është kyçe, sepse mbrëmjen që Ashley vdiq ai kishte shkuar në shtëpinë e saj për ta takuar, por më pas u largua kur askush nuk po i përgjigjej. Më e keqja është se modelja nuk ishte viktima e vetme, Michael Thomas ka vrarë edhe dy vajza të tjera, për të cilat do të dënohet rëndë.

Add new comment