Arratiset nga spitali Sami Lushtaku dhe dy të tjerë. “Grupi i Drenicës” do transferohej në burgun serb

Fillimisht ngjarja është përgënjeshtruar. Por arratisja e disa prej pjesëtarëve të të akuzuarve në Grupin e Drenicës, është e vërtetë, pasi e ka konfirmuar për shtypin e Prishtinës Shemsi Hajrizi, drejtori i Shërbimit Korrektues. Të arratisurit janë kreu lokal i Skënderajt, Sami Lushtaku, Ismet Haxha dhe Sahit Jashari. Ata janë arratisur nga QKU, Qendra Klinike Universitare ku ndodhen për trajtim mjekësor prej shkurtit. Ky akt është kryer pasi ata kishin kundërshtuar transferimin në Burgun serb të Mitrovicës. As polici që ka qenë kujdestar për t’i ruajtur grupin Drenica, nuk po gjendet, njofton Express.
a.k
Add new comment