Arben Isufaj lë qelinë . Gjykata vendos për “arrest shtëpie”

Siç ishte paralajmëruar edhe dje, lirimi i Arben Isufajt, i njohur me nofkën Ben Qimja, është bërë fakt sot. Isufaj ka lënë qelinë për të kaluar në arrest shtëpie, pasinjë ditë më parë gjykata e Fierit, refuzoi kërkesën e Prokurorisë për lënien në burgim edhe për 30 ditë të tjera, me qëllim përgatitjen e dokumenteve për ekstradim. Avokatët kanë kërkuar sot shuarje të masës së arrestit, por gjykata ka vendosur për arrest shtëpie. Lirimi i Isufajt, u përcoll si lajm bashkë me ndryshimin e dënimit për një tjetër personazh të njohur, Lulzim Berishën, për të cilin Gjykata e Lartë vendosi që nga burgim të përjetshëm të sanksionojë dënimin me 25 vjet.
http://top-channel.tv/artikull.php?id=281410&ref=fp
s.z
Add new comment