Angelina Jolie takon viktimat në Irak dhe i bën thirrje botës
Aktorja Angelina Jolie njihet jo vetëm si një femër e bukur por edhe si një person që preferon të gjendjet pranë atyre në nevojë. Prandaj bashkëshortja e Brad Pitt mbërriti në Irak për të takuar personat që po vuajnë konfliktin me Sirinë. Të gjithë dukeshin të gëzuar nga prania e aktores Hollywoodiane, e cila me shumë durim, i përshëndeti.
Ndërsa në momentin kur u ngjit në podium, Angelina i ka bërë thirrje pushtetarëve duke thënë:”Shumë njerëz të pafajshëm po paguajnë cmimin e konfliktit të Sirisë dhe ekstremizmit. Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për këtë cështje.”

Add new comment