Ambasadori ynë në Prishtinë u flet kosovarëve si baba i kombit

Në të përditshmen e djeshme kosovare ‘Express’, Imer Mushkolaj komenton protagonizmin e ambasadorit të Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka, i cili ka marrë pjesë në një tubim shkencor në kryeqytetin e Kosovës me temë “Shekulli i shtetit shqiptar”, dhe ka mbajtur një fjalim “me një gjuhë që do t’ia kalonte dhe Sali Berishës në moment egzaltimi”. Mushkolaj është i befasuar nga tonet paternaliste të shtëna në punë në atë fjalim, dhe nga qasja hegjemoniste e këtij diplomati, gjë që vihet re në përgjithësi tek Tirana zyrtare.
Çfarë ka thënë Lauka në atë veprimtari? Ja disa pasazhe nga shkrimi i Mushkolajt, nga ku del dhe përmbajtja e fjalimit të ambasadorit tonë në Prishtinë: “Lauka… shfaqi frikën edhe nga ajo që e quajti ‘histori alternative’, ndërkaq i dha vetes të drejtë të thotë edhe se bartësit e këtyre tezave ‘pseudo-shkencore’, sipas tij, kanë për qëllim që shqiptarëve t’ua vjedhin historinë… ‘Ai që e ndien veten se nuk i takon këtij kombi, është i lirë të zgjedhë një komb tjetër’, tha Lauka, thuajse ai vendos se kush cilit komb duhet t’i takojë. Ai i dha vetes të drejtë edhe që t’i përjashtojë nga Kosova të gjithë ata që ndihen kosovarë. Madje, sipas tij, shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë të kërkojnë komb. ‘Ata e kanë dhe jo vetëm e kanë, por janë lulja e kombit shqiptar’, thekson ai, si për t’ia vënë kapakun gjithë diskursit pseudo-patriotik e pseudo-nacionalist që është shpeshtuar kohën e fundit në Tiranë.” Pwr mw shumw, ndiq linkun: http://www.mapo.al/2012/06/15/ambasadori-hegjemonist-i-shqip...
E.G.
Add new comment