Aleanca Kuqezi: Ndryshim kushtetues për zgjedhjen e presidentit nga populli

Postuar në 16 Qershor, 2012 10:51

Në një fjalim mbajtur në kongresin themelues të Aleancës Kuqezi, kryetari i saj Kreshnik Spahiu bëri sot paraqitjen më të zgjeruar të deritashme të programit të kësaj partie të re. Fryma e përgjithshme e fjalimit të Spahiut mund të përmblidhet me fjalët “mosqarkullimi i elitave politike i ka lënë shqiptarët prapa popujve të tjerë europianë”.

Duke iu përmbajtur kësaj fryme, Spahiu deklaroi se, sapo Aleanca Kuqezi të kthehet në një parti parlamentare, do të iniciojë një ndryshim kushtetues për zgjedhjen e presidentit të republikës drejtpërdrejt nga populli. “Klasa politike e Tiranës nuk nuk synon zgjedhjen e një kryetari shteti, ajo don zgjedhjen e një kryeshërbëtori në postin e presidenit,” tha Spahiu, i ndjekur nga duartrokitjet e forta të mijra pjesmarrëve të kongresit, si dhe të ambasadorit amerikan Arvizu, i cili disa ditë më parë nuk mori pjesë në seancën parlamentare të votimit për presidentin e njëanshëm të mazhorancës.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Fenix (not verified) on

Nuk me duket keq po te zgjidhet presidenti nga populli. Perndryshe do te jemi gjithmone ne dore te ketyre pseudo-politikaneve qe bejne si gangstera.

ps: po i kerkoj nje nder autorit: do te na thjeshtezonit shume te lexuarit e artikullit po te zevendesonit "to te inicioje" me "do te filloje". Ju faleminderit.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Më se edrejtë që tani dhe tutje të mos lozin me ne si futboll me një prekje dhe një këshillë zoti Spahiu mos deklaroni gjëra që nuk mund të bëni realitet se do katandiseni si këta po qe se vazhdon kështu votën time e keni

Submitted by anonim (not verified) on

Po te mos kontestoheshin zgjedhjet, nuk do ishte problem Presidenti. Mos kerkoni ndryshim Kushtetute per te mbuluar gjurmet. Nuk ka arsye pse duhet ndryshuar Kushtetuta - mjafton ta zbatoni z.Spahiu. Populli mjaft zgjedh Parlamentin - dhe Republika eshte Parlamntare. Mos beni sikur s'i  kuptoni keto gjera z.Spahiu. Jeni bere sinqerisht shume qesharak.

Submitted by Anton (not verified) on

AK deri me sot ka bere vetem konstatime pa bere propozime konkrete se si do e ndryshoje ajo Shqiperine. Sot e beri nje propozim qe mund te quhet demagogji ose populizem.

Ne nje Republike Parlamentare si e jona ku Presidenti nuk ka kompetenca ekzekutive zgjedhja nga populli eshte brockull.

1. Zgjedhja direkt nga populli i jep atij legjitimitetin me te madh te mundshem ne nje demokraci. Por si mund te jete ai 5 vjet resht thjesht nje noter me nje legjitimitet kaq te madh. Kryeministri duhet ne kete rast te ndaje pushtet me te. Pra ndryshime rrenjesore te Kushtetutes.

2.Zgjedhja direkt nga populli nenkupton nje fushate elektorale e te pakten 2 kandidateve. Pra do te kemi cjerrje, goditje nen brez, fyerje personale, marrje neper goje jo vetem te familjeve perkatese por edhe te komshinjve per 6 muaj rresht. A mund te dale nga nje lufte e piset si kjo nje Simbol i unitetit Kombetar. Kurre. Polarizimi do e beje shenjt per gjysmen e shqiptareve de per gjysmen tjeter do e bej djall.

3. A nuk do jene prape partite ato qe do propozojne kandidatet? Kaq te civilizuar i dini shqiptaret ju qe te votojne per nje kandidat qe nuk eshte propozuar nga partia e "zemres". U lodhem kot me demek.

4. Vertet doni qe pervec parlamentit te kete zgjedhje edhe te Presidentit. Nuk ju mjaftojne dallaveret nje here ne 4 vjet i doni cdo 2-3 vjet. Ne shqiperi gara e ndershme  ka ikur ne drejtim te paditur.

eh more Kreshnik..!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.