Aeroporti i Beogradit, kalojnë Fevziu e Bushati, “ngec” Sokol Balla e Artan Hoxha

Një grup gazetarësh dhe biznesmenësh janë ndaluar të kryejnë proceduarat e kontrollit të pasaportave, në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, pasi njëri prej tyre mbante një shall të kombëtares shqiptare.
Mësohet se nga ky rast, policia ka bllokuar kalimin e tyre deri në një urdhër të dytë. Madje atyre iu janë marrë edhe pasaportat pa ju dhënë asnjë shpjegim për bllokimin. Në lidhje me ngjarjen është informuar edhe ambasadori ynë në Serbi, Ilir Boçka, i cili po negocion me policinë serbe. Mësohet se në aeroportjanë bllokuar 45 shqiptarë. Mes tyre edhe gazetarë si Sokol Balla i Top Channel dhe Artan Hoxha i News 24. Madje gazetari Balla ka postuar edhe këto foto në rrjetet sociale. Ndërsa gazetari Artan Hoxha në një lidhje telefonike sqaroi se prej 1 ore e 30 minuta grupi i shqiptarëve të bllokuar është zhvendosur në një ambient tjetër të aeroportit, aty ku deri më tani nuk kanë marrë asnjë shpjegim. Hoxha shprehet se ambasadori ndërhyri që të kalonin vetëm personat me pasaportë diplomatike, siç janë gazetari Blendi Fevziu, Andi Bushati e një tjetër.
a.k
Add new comment