Adele, këngëtarja e re më e pasur
Superylli britanik, Adele, kryeson listën e muzikantëve të rinj më të pasur.
Krijuesja e hitit “Someone Like You”, e cila tashmë është 26 vjeçe, ka një pasuri prej 45 milionë funtesh, plot 15 milionë më shumë se i dashuri i Rita Orës dhe deejay i njohur, Calvin Harris, i cili ka 30 milionë funte në konton e tij bankare.
Në vendin e tretë vjen bukuroshja britanike “Girls Aloud”, e cila ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje për t'u kthyer në X Factor, të vlefshme 16 milionë funte.
Më pas lista vazhdon me yjet e One Direction, të cilët kanë rreth 20 milionë funte secili në llogarinë bankare.
Në këtë listë fatkeqësisht nuk gjendet Rita Ora, as në top 20, por kjo pritet të ndryshojë pasi këngëtarja shqiptare të publikojë albumin e saj të ri.
Add new comment