25-vjeçarja nga Shkodra: Kërkova punë kameriere, pronarja më bëri prostitutë.

Postuar në 22 Maj, 2014 14:07

“Tre herët e para më detyruan me dhunë të prostituoja në aneksin e lokalit dhe më pas gjithçka u kthye në rutinë për mua. Të paktën siguroja bukën e gojës për familjen”. Kështu ka deklaruar para oficerëve të policisë kriminale të Shkodrës një 25-vjeçare e cila u kap teksa kryente marrëdhënie seksuale kundrejt një shume parash.

Agime Likaj, 42 vjeçe, pronare e një lokali në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër u kap pasi akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion një 25-vjeçare. Kjo e fundit u mor në pyetje nga oficerët e policisë për të dhënë dëshminë e saj.

Ajo i tha policisë se rreth katër muaj më parë kishte “trokitur’ në këtë lokal për të filluar punë si kameriere por kishte përfunduar prostitutë.

“Asnjë nga familja ime nuk punon. Ne jetonim me qira dhe nuk siguronim dot as bukën e gojës. E gjendur në këto rrethana shkova tek lokali i Agimes dhe kërkova punë si kameriere pasi edhe ajo kishte nxjerrë një njoftim.

E shihja shpesh të bisedonte me burra që ishin klientë të lokalit por asnjëherë nuk dyshova se ishin pikërisht duke bërë pazar për trupin tim.

Një ditë ajo me kërkoi të futesha bashkë me të në aneksin e lokalit dhe unë sapo hyrë mua afrua një burrë. Me dhunë pronarja me detyroi të kryeja marrëdhënie seksuale me të. Ngjarjen nuk ia rrëfeva askujt për shkak se kisha frikë, ndaj e njëjta gjë ndodhi edhe herë të tjera derisa pranova me dëshirë të prostituoja pasi në fund të ditës merrja më shumë para”, ka dëshmuar në polici 25-vjeçarja duke shtuar se njerëzit e dinin që punonte si kameriere.

Burime nga policia thanë se e reja kryente marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm që siguroheshin nga pronarja e lokalit. Ajo prostituonte për 30-50 mijë lekë të vjetra. Policia tha se po vazhdojnë hetimet për të identifikuar të tjerë persona të implikuar në këtë veprimtari kriminale pasi dyshohet se 42-vjeçarja nuk mund të detyronte e vetme 25-vjeçaren të prostituonte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.