25-vjeçari godet pensionistin për para (duke i lënë pasoja),britanikët sensbilizohen duke mbledhur mijra paund.
Njerëzit për para do të bënin gjithcka (të paktën shumica prej tyre), por të godasësh një të moshuar 67-vjecar, pensionist i cili për më tepër ka lindur me probleme thyen cdo kod të etikës. Pa i interesuar asgjë, Richard ka tentuar që të grabis të moshuarin e lartpërmendur Alan Barnes, madje kjo na ndodhur jashtë shtëpisë të tij.
Në tentativën e tij Richard e ka shtyrë në tokë, duke ‘bllokuar’ mundësitë që i moshuari Alan të vetëmbrohej, dhe në këtë mënyrë ai përfundoi edhe me një kockë të thyer. Pasi i vodhi ato para që kishte, autoritetet u vunë në dieni, dhe bënë punën e tyre duke e arrestuar Richard, për ta nxjerrë më pas përpara trupës gjykuese. Tashmë 25-vjeacari shprehet se është penduar për atë veprim të turpshëm që ka bërë, dhe natyrisht që nuk i ka shpëtuar burgut.
Ndërsa, fatkeqësia që i ka ndodhur 67-vjecarit Alan, ka prekur mbarë Britaninë, duke sensibilizuar njerëzit të kontribuojnë për të, momentalisht janë mbledhur mbi 320 mijë paund.

Add new comment