“Populli luajti mirë”. Tani fjalën e ka politika

Postuar në 19 Qershor, 2014 03:50

Është bërë shumë i vështirë parashikimi se kush do të jetë kryeministri i ri i Kosovës. Ditë pas dite mediat përcjellin zhvillime, takime, deklarata, zbulojnë taktika, zbardhin ndonjë të dhënë, por asgjë nuk duket që të shënojë ndonjë hap përcaktues. Koaliconi i ri opozitar LDK-AAK-NISMA, që u krijua në kushtet paszgjedhore kur Hashim Thaçi nuk mori dot shumicën, po insiston në kërkesën për largim të tij nga detyra dhe hapjen e rrugës për krijimin e qeverisë së re. Mirëpo as koalicioni opozitar nuk ka i numrat. Zv.presidentja e  Aleanncës Kosova e re, Mimoza Kusari Lila ka deklaruar se opozita vetë e mbështet aksionin e saj në një element që nuk e posedon ende: “Pra, mbështeten në përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ajo. Vetë AKR-ja, kryetari i së cilës, Behgjet Pacolli dhe vetë Lila, janë takuar me kryeministrin aktual Hashim Thaçi, duket se është në një pikë shumë të ulët, pasi nuk arriti as të kalojë pragun për në Kuvend, ndonëse modeli i Shqipërisë mund të rezultojë shpresëdhënës. Fjala është për KQZ-në e Kosovës dhe zvarritjen e procesit. Sot kryetarja Valdete Daka deklaroi se rezultati zyrtar do të publikohet brenda 10 ditësh. Ndërkohë që analistë në Kosovë flasin se kjo taktikë zvarritjeje ka disa qëllime. Një mes të cilave është edhe “kontrabandimi i disa votave për interes të Aleancës Kosova e Re (AKR) të Behgjet Pacollit” (http://zeri.info/artikulli/38364/a-u-lodhe-kqz).  Mund të jetë po ajo lojë që bëhet rëndom pas zgjedhjeve në Shqipëri. Gjithsesi rezultati do ende kohë të lexohet, pasi ndonëse Thaçi nuk mori shumicën, as opozita nuk diti të realizojë një taktikë elektorale efektive, për t’u detyruar mandej në adoptimin e skemave emergjente si kjo e aleancës së tanishme. Në dukje është Vetëvendosja ajo që deri më tani është përcaktuese, ndonëse karta e KQZ-së është për t’u patur parasysh deri  në fund. Një tjetër element është edhe shpërndarja e votës nga elektorati. Po t’i referohemi një opinioni të Qazim Morinës sot në “Zëri” të paktën rezultatet në Prizren japin mesazhe të shumëfishta. Numër më i madh deputetësh shqiptarë dhe sidmos votim i figurave të reja. “Populli luajti mirë”, shkruan Morina, duke vlerësuar një votë të mençur, e cila ende nuk ka dhënë një produkt final(http://zeri.info/artikulli/38473/populli-luajti-mire-ne-prizren).

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.