“Panorama” raporton një vjedhje në thesarin e Bankës së Shqipërisë. Të kallëzuar dy punonjës të Departamentit të Emisionit

Gazeta “Panorama” shkruan sot për një vjedhje në thesarin e Bankës së Shqipërisë. Ajo i është referuar kontrollit të Auditit të vetë Bankës, i cili ka bërë konstatimin e mungesës së një shume të madhe lekësh. Nga verifikimi i kameriave të sigurisë dhe nga fakti se kasaforta nuk ishte e dëmtuar, është arritur në dyshimin për dy punonjës të Departamentit të Emisionit për të cilët jepen inicialet A.B dhe M.B. Banka mban sekret shumën, por gjithësesi ka bërë kallëzim penal për ta.
s.z
Comments
Me siguri emrat iu mbahen te
Me siguri emrat iu mbahen te fshehte per shkak se personat e perfshire do jene bijte/bijat e funksionarëve të lartë!!
Add new comment