“Një Federatë Sportive” brenda Bankës së Shqipërisë

Një lajm i dhënë nga Top-channel është, nëse nuk përgënjeshtrohet, në kufijtë e skandalit dhe gallatës: “Ekipi amator i volejbollit në Bankën e Shqipërisë i ka shpenzimet më të larta edhe se sa përfaqësuesja kombëtare e volejbollit”. Ja teksti i marrë nga ëebsiti i këtij televizioni:
“Krahasimi i të dhënave zyrtare nga buxheti i bankës dhe Ministria e Sporteve tregon se në katër vitet e fundit, ekipi i volejbollit me anetarë nga stafi i Bankes se Shqiperise ka shpenzuar më shumë fonde se sa Federata Shqiptare e Volejbollit, ajo e Atletikës, Mundjes dhe Boksit.
Sipas të dhënave, në katër vitet e fundit Banka e Shqipërisë ka shpenzuar 374 mijë dollarë për aktivitetet sportive, mesatarisht 93.5 mijë dollarë në vit. Kjo tabelë e bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve tregon fondet vjetore që jep buxheti i shtetit për disa disiplina. Në tre vitet e fundit Federata Kombëtare e Volejbollit ka marrë mesatarisht 90 mijë dollarë në vit, më pak se sa volejbollistet femra të Bankës së Shqipërisë.
Me këto para Federata e Volejbollit organizon kampionatin kombëtar, paguan stafin e saj dhe financon kombëtaren shqiptare të volejbollit, atë që përfaqëson zyrtarisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
Por ekipi i volejbollit në BSH nuk kushton më shumë vetëm se kombëtarja e volejbollit. Fondet që merr ai janë 34 për qind më të larta se federata e atletikës, po kaq më shumë se sa federata kombëtare e boksit dhe gati 15 për qind më shumë se sa federata e mundjes.
Banka e Shqipërisë nuk përfaqëson Shqipërinë në aktivitete sportive, por shifrat tregojnë se ekipet e saj financohen shumë më tepër nga kombëtaret respektive.”
Marrë nga Top-channel
Comments
Faktikisht ne Banken e

Faktikisht ne Banken e Shqiperise ka te punesuar volejbolliste dhe basketbolliste profesioniste dhe prape nuk fitojne dote ne turnete qe zhvillohen me bankat e ballkanit.

True Story.

Muc, publik po mbytet me

Muc, publik po mbytet me informacion sa i takon asaj qe ka ndodhur ne BSH. Si qytetar, pas habise se si mund te shperdorohen vlera te tilla nga institucionet e nje shteti, me lindin disa pyetje;

1. A ka tager guvernatori i BSH te mundesoje nje vepritari financiare te tille?

2. Nese jo, si veprohehet qe shperdoruesi te pergjigjet per sa ka bere?

Kufizoj veten ketu, per te pohuar se shtypi (besoj dhe Z. Brace si deputet) ia kane borxh publikut qartesimin e ketyre aspekteve.

Ne te kunder ky quhet dizinformim, per cka do ndjehesha vertet keq.

Add new comment