“Ndihem italian”. Mungon vetëm pasaporta...

Postuar në 04 Qershor, 2014 17:58

“Shqiptari i Italisë” sjell një histori interesante të një djali të vogël, 12-vjeçar, me origjinë shqiptare e që ka lindur dhe banon në Treviso. “Rritet me byrek e qumësht e bën tifozllëk me Juventusin”, shkruan “SHI” për Klaudio Curumin. Deri këtu, ndonëse ka lindur në Itali, nuk shihet ndonjë ndryshim i madh me shqiptarët “origjinalë”, që edhe byrek hanë, por edhe tifozllëkut me Juven nuk i lënë kusur. Çfarë është interesante është se Curumi është bërë pjesë e një nisme të komunës së Trevisos, përmes të cilës kjo komunë u ka dhënë titullin e qytetarisë së nderit 61 fëmijëve, pikërisht për të nxitur ndryshimin e ligjit të shtetësisë, sidomos për brezin e dytë të emigrantëve që lindin pra në Itali.  Dhe me siguri dikur edhe ky ligj do të ndryshojë, për të mundësuar formalizimin e këtyre italianëve të rinj, të cilët janë të tillë “sepse ndihen italianë”, siç thotë Curumi, pavarësisht origjinës. Dhe kjo lloj ndjesie është e vështitrë të kultivohet; për rastin e Italisë mjafton të kujtohet, pa ironi, kënga e njohur e Gorgio Gaber: “Io non mi sento italiano”.

http://shqiptariiitalise.com/component/content/article/38-shqiptare-te-i...

s.z 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>nuk ju ze gjumi ju multi-kultet pa atdhe pa promovuar raste te tilla.&nbsp; marrja e shtetesise italiane ,nuk nenkupton ndryshimin e kombesise.&nbsp; ata bejne deklarata nga halli per te marre dokumentat e nevojshme.&nbsp;&nbsp; na kuptoka nje 12vjecar se cfare eshte kombesia?&nbsp;&nbsp; po ne rastin e shqiperise,perse mbajtesit e pasaportes shqiptare&nbsp; dule e bollano nuk i konsideroni shqiptare?&nbsp; ju edhe shqiptaret ne kosove i konsideroni kosovare ,ndersa serbet e kosoves ,serbe!</p><p>pikpamjet tuaja internacionaliste dhe multi-kulte kane gjetur perhapje vetem ne vendet e lodhura te botes se trete.&nbsp; fatmiresisht evropa eshte kombetariste dhe le te shpresojme qe do behemi vend evropian dhe jo afrikan.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.