Çka nuk keni ditur për Sofia Vergarën?
Njëra prej femrave më të bukura në botë, aktorja kolumbiane Sofia Vergara bën me dije se ka pasur një jetë si të gjitha vajzat tjera.
Ajo ka zbuluar se në adoleshencë ka veshur nga dy palë xhinse pasi që ka qenë shumë e dobët, ndërsa përveç kësaj ka zbuluar edhe fakte tjera shumë interesante...
-Vergara nuk ka dashur të xhiroj TV reklamën e saj të parë, derisa nuk e ka marrë lejen e Institutit katolik të cilin e ndjek ajo.
- Djali i saj Manolo e ka emrin nga personazhi të cilin e ka luajtur aktori Stiven Bauer në filmin ‘Fytyra me shenja’
-Para katërmbëdhjetë vjetësh Sofia është diagnostikuar me kancer në gjëndër tiroide. Për fat të mirë aktorja ka arritur ta mund sëmundjen dhe të shërohet tërësisht.
- Njëra prej shoqeve të saj më të mira është këngëtarja Shakira. Të dyja kanë lindur në të njëjtin vend në Barankvili të Kolumbisë.
-Asnjëherë nuk ka qenë tek kirurgu plastik.
-Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Emi’ ajo ka blerë 21 bileta. Në mënyrë që e gjithë familja e saj e ngushtë të marrë pjesë në ceremoni.
- Magaziina ‘Pipl’ e ka përzgjedhur në mesin e 50 femrave më të bukura në botë.
-E ka linjën e saj të modës e cila shitet nëpër supermarketa. Ajo mendon që veshja elegante duhet të jetë e arritshme për të gjithë.
-Sofia është bionde natyrale, por stilistët e kanë këshilluar t’i lyej flokët e errët që të përngjajë më shumë me latino -amerikanet.
-Vergara ka qenë studente e stomatologjisë, por studimet i ka braktisur në vitin e tretë.
-Ka qenë në lidhje me aktorin Tom Cruise. Por lidhja e tyre ka qenë e shkurtë dhe shumë e keqe.
Add new comment