Barku i Leviatanit në një video (impresion viziv)

Postuar në 02 Mars, 2012 09:57
Gilman Bakalli

Me vëzhgimin për kushedi të satën herë të videos së famshme (ose famëkeqe) me një zëvendëskryeministër dhe një ministër më ndodhi diçka vërtet e çuditshme. Në momentin që specialistët thanë se zëri nuk ekziston, në momentin që Gjykata e Lartë shkoi edhe më larg se specialistët duke thënë se “fakti nuk ekziston”, nuk u dhashë më aspak rëndësi fjalëve që artikuloheshin apo që presupozohej se shqiptoheshin në atë video. Sa më shumë përsëriteshin pamjet aq më pak i dëgjoja fjalët e aq më pak mundohesha të fokusohem tek kuptimi i tyre. Derisa një ditë, kur e pashë për herë të fundit, fjalët nuk ekzistonin më. Kishte ndodhur që, duke mos u besuar veshëve, kisha mprehur në mënyrë refleksive sytë dhe ajo që shikoja fliste me një gjuhë më të qartë dhe të patjetërsueshme në simbolikën e saj se çdo fjalë: Barku! Po, po, Barku! Harrojini fjalët, lini gjithshka tjetër në atë video, por mos anashkaloni Barkun impozant, i cili tundet për pas sekonda para se të zhytet në kolltuk. Para atij Barku, fjalët janë memece dhe të pavlera! Fjalët mund t’i manipulosh, por jo atë Bark elokuent që flet me gjuhën e vet të pathyeshme.

Çfarë na thotë, pra, Barku i pamanipulueshëm i asaj videoje?

Elias Canetti, teksa shkruan në librin e tij “Masa dhe pushteti” për hamësit e mëdhenj (Meistesser), shprehet se ka grupe njerëzish, të cilët tek këto hamës shohin prijësin e tyre. Barku i tyre i mbushur cep më cep u jep atyre garancinë se rreziku për të vuajtur apo vdekur nga uria ka kaluar. I gëzohen aq fort barkut të madh e të mbushur të prijësit a thua se ky e ka mbushur barkun edhe për ato. Këtu shfaqet qartë raporti midis pushtetit dhe procesit të tretjes.

Në bibliografinë e po këtij libri, Canetti përmend një etnolog me emrin H.A. Junod. Junod, duke iu referuar fisit Bantu, përshkruan aktivitetin e prijësit të këtij fisi, aktivitet i cili konsiston kryesisht në konsumimin e sasive kolosale ushqimore. E njëjta fjalë “fouma” në gjuhën e këtij fisi shenjon dy folje: “sundoj” dhe “ha”. Detyrimet e anëtarëve të fisit Bantu ndaj prijësit shlyhen përmes ushqimesh, të cilat mbreti i konsumon me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Rituali i të ushqyerit të prijësit forcon identitetin dhe bashkon anëtarët e fisit.

Ashtu si në rrathët e trungut të një peme mund të lexosh jo vetëm moshën e pemës, por edhe cilësinë e viteve të kaluara nga vetë pema, ashtu edhe palat e dhjamit në barkun në rritje të prijësit informojnë banorët e fisit në lidhje me mirëqenien aktuale dhe të ardhshme të bashkësisë së tyre. Barku i dhjamosur i kryetarit u transmeton atyre siguri në një botë, ku burimet ushqimore rrallohen gjithnjë e më tepër; anasjelltas humbja e peshës, rënia e barkut të kryetarit do t’u sinjalizonte banorëve krizë dhe rrezik. Për këtë arësye mbretit i duhet të rrasë në barkun e tij sasi kolosale ushqimesh. Në këtë ritual ai përfaqëson gjithë anëtarët e fisit. Po të mos hante, mbreti do të kryente mëkatin më të madh kundër moralit të fisit.

Në realitetin transparent të fisit Bantu, foljve “sundoj” dhe “ha” u qëndrojnë përballë të kundërtat e tyre, foljet “sundohem” dhe “paguaj detyrimin”. Edhe për këtë, gjuha bantu ka një fjalë të vetme: “louba”, e cila shpreh njëkohësisht vasalin dhe taksapaguesin. Asnjëherë nuk bën vaki që mbreti ta kollofisë të gjithë detyrimin që i dorëzojnë vasalët. Taksën në formë ushqimore, prijësi nuk e konsumon asnjëherë i vetëm dhe nuk e ndan asnjëherë vetëm me shpurën e tij besnike, njerëzit e aparatit shtetëror, si me thënë. Një pjesë e madhe e ushqimeve i kthehet edhe një herë mbrapsht taksapaguesëve, tek mbështetja e të cilëve mbreti bazon ekzistencën e tij. Bujaria, zemërgjerësia e prijësit është premisa për ta ruajtur pushtetin. Procesi i marrjes, grumbullimit, ruajtjes dhe shpërndarjes është një proces kryesisht politik dhe me kosto të lartë.

Në videon e famshme Barku flet vetë. Flet për mirëqenie. Një mirëqenie thjesht personale. Flet ekskluzivisht për marrje. Jo për shpërndarje. Më vjen keq, zotëri, por ky Bark nuk ka vend në politikën ku qytetari është i pari. Në fisin Bantu jo që jo!

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Leviatani eshte nje personazh mitologjik, dhe Ju nuk e keni perdorur drejte si simbol kete metafore te fuqise dhe ghithpushtetmerise. Idea eshte e gjetur po ...

Submitted by ajsberg (not verified) on

Ka dhe ca 'Barkthare' qe kollofisin me rencem se edhe 'Barku'. Te dy keto lloje barqesh jane ne te gjitha nivelet pushtetore, se vertet qytetari nuk eshte i pari jo vetem sot por edhe nga mot, pasi jemi tribu, jemi stan, dhe u gezohemi'bajlozeve' ne video e ekrane. Edhe kjo demokracia e sotme eshte shume larg nga demokracia direkte dhe per rrjedhoje  "B-te' s' do na shqiten dhe kaq kollaj nga 'piedestalet' pushtetokleptokrate.

Submitted by Iluministi (not verified) on

Me ese te tilla, ai barku qe ju po e beni 'kalin e betejes' vetem guduliset, madje nis e i jep kuptim edhe me te plote ekzistences se tij, tashme, edhe sipas nje reference letrare. Gilman, mos shpenzoni kohen tuaj me qasje te tilla. Nese edhe per ju, koha eshte aseti i cmuar, gjeni fusha te tjera ku mund t'i sherbeni me mire vetes dhe, ndoshta, ndonje tjetri. Po ta them me thjesht, do duhej 'te bije nga kali', qe te kuptoje raportin mes 'fouma-s' dhe 'louba-s'. Pershendetje i nderuar!

Submitted by gilman bakalli (not verified) on

ja dhe nje iluminist qe s'ka arritur te iluminoje as emrin e tij...

Submitted by Besi (not verified) on

Gilman pse eshte ofenduar Iluminist?Mos eshte edhe ky barkderr?

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

C'hyne Leviatani ne kete mes,akoma nuk e kam kuptuar?

Personazh mitologjik?

Person-azh?

Submitted by Lorenc Dema (not verified) on

Me falni Zoti "Gylejman" por ja ke fute kot. Je ai cka je dhe nuk mund te hiqesh per dicka tjeter. Pa vlere shkrimi dhe pavlere dhe autori.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.