Matësat inteligjentë, “Monitor”: Projekti iu dha “DT” si negociatë për çmimin e licencës së operatorit “AMC”. Pse investohet, kur është parashikuar privatizimi i OSHEE-së?

Postuar në 15 Shkurt, 2015 17:56

Revista “Monitor”, që është e profilizuar për çështjet ekonomike, i kushtonte tri ditë më parë një shkrim nismës së qeverisë për të eksperimentuar vendosjen e 10 mijë matësave inteligjentë për matjen e energjisë elektrike. Kryeministri paralajmëroi se për këtë nismë është rënë dakord të zbatohet dhe mbështetet nga “Deutsche Telekom” dhe pasi të shihen rezultatet do të hapet një tender. Pra qeveria shqiptare synon që të vendosë matësa inteligjentë në të të gjithë territorin, pasi të testohet zona pilot e zgjedhur. Mirëpo me të drejtë “Monitor” shtronte pyetjen se përse kryeministri ka përzgjedhur këtë kompani për të kryer një punë për të cilën ajo nuk është e specializuar. Dhe aq më tepër që edhe faza pilot u “pilotua” pa tender. Versioni që “Monitor” i jep kësaj dileme është shumë i thjeshtë: “Deutche Telecom, ndërkohë, është dhe aksioneri i kompanisë shqiptare të telefonisë celulare AMC, të cilës në gusht 2014 i përfundoi licenca 15 vjeçare e marrë në vitin 2000 dhe është në pritje të marrjes së licencës së re, vendim të cilin AKEp e shtyu në gusht. Ekspertët kanë vlerësuar se vlera e çmimit që do të paguhet nga AMC për rinovimin e licencës së saj për një periudhë te re 15-vjeçare do të duhet te jetë në diapazonin prej 45-100 Mln euro…“Monitor” ka mësuar nga burime konfidenciale se AMC pritet të marrë së shpejti licencën e re, që nuk do të jetë më shumë se 11 milionë euro, pra shumë, shumë më e ulët sesa vlera reale e saj, sipas ekspertëve. Mesa duket, qeveria është “kënaqur”me dhuraten e DT për matësat inteligjentë (që nuk vlerësohet se do të mund të kushtojnë më shumë se 5-7 milionë euro dhe që për më tepër do të mund t’i vendosë cilado kompani e profilizuar në këtë fushë), duke i bërë tolerime të forta në një biznes tjetër, atë të telefonisë celulare, që deri tani ka rezultuar shumë fitimprurës”( http://www.monitor.al/dhurata-me-bisht-e-deutche-telecom/). Varianti në fjalë ngjan të jetë i besueshëm, por në këtë aspekt nuk ka asgjë zyrtare. Të paktën deri në momentin kur do të zyrtarizohet shifra për dhënien e licencës, që nëse konfirmohet 11 milionëshi, atëherë dyshimet do të ishin të përligjura plotësisht. Kjo është vetëm faza e parë e asaj që mund të quhet aspekti politik i çështjes, po kaq i rëndësishëm sa edhe ai që ka të bëjë me politikat e një qeverie për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve.

Dilemat për sigurinë
Duke lënë mënjanë apelin dhe pyetjet që ka shtruar opozita për matësat inteligjentë, duhet thënë se vendosja e tyre bart disa dilema edhe në planin teknik, atë të sigurisë dhe të të drejtave. Teknikisht ka shumë diskutime për matësat inteligjentë. Një përfaqësues i kompanisë “Microsemi” i kategorizon ato në dy lloje: së pari është rreziku i manipulimit nga njerëzit, sa kohë matësat do të jenë në shtëpi dhe së dyti është rreziku i hakerimit të vetë rrjetit përmes të cilit këto njësi komunikojë dhe operojnë. Për më tepër, sipas Jim Aralis të “Microsemi” ekziston edhe problemi i privatësisë, i cili “duhet marrë seriozisht”. Kostot janë një problem tjetër shumë i madh, pasi po sipas të njëjtit burim, “edhe instalimet kushtojnë sa qimet e kokës”, përveç njësive që kanë çmime jo të vogla(www.electronicspecifier.com) . Nga ana tjetër sipas një studimi të vitit 2010, referuar edhe në “Reuters”, vendosja e matësave inteligjentë nuk sjell kursim energjie në një plan afatmesëm dhe afatgjatë(http://af.reuters.com/article/idAFLDE6860P520100908?pageNumb...). Ndonëse kjo nuk ka penguar një vend si Britania që të vijojë me punën për kompletimin e vendit me matësa të tillë deri më 2020. E ardhmja i përket kësaj teknologjie, por në ndryshim nga vende të tjera, që debatojnë dhe diskutojnë gjerësisht për kostot dhe pasojat e aplikimit të saj, në Shqipëri kryeministri po mjaftohet duke i vënë qytetarët para faktit të kryer.

Riprivatizimi i OSHEE-së
Me rëndësi është edhe një aspekt tjetër me natyrë politike. Para disa ditësh u publikua një raport i Ministrisë së Financave në të cilin parashikohej që brenda disa viteve, menaxhimi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të riprivatizohet. Mund të pritet natyrshëm që çmimi nuk do të jetë i vogël, pasi nëse u besojmë deklaratave zyrtare, humbjet janë minimizuar dhe arkëtimet janë maksimizuar. Pra kompania ka një bilanc shumë të përmirësuar. Por logjikisht çmimin e saj pritet ta rrisin edhe matësat inteligjentë, që do të jenë pjesë konstituive e një rrjeti të ri, që i hap rrugën kompletimit eventual të tij me të në të gjithë Shqipërinë. Kushdo që do të kërkojë të privatizojë OSHEE-në do të ketë të bëjë me një kompani me sistem të ri, ose për të cilin mund t’i kërkohet që ta çojë deri në fund këtë investim. Mjafton të kujtojmë koncesionin e shërbimit check-up në shëndetësi për të kuptuar se modeli ekziston dhe se ai po realizohet me paratë e qytetarëve. Po të jemi optimistë, këto investime dhe ky menaxhim, mund të realizojnë edhe objektivin ambicioz që në vitin 2018 sistemi energjetik të rezultojë fitimprurës, por pas një investimi kolosal. Dhe këtu do të duhet të mbajmë parasysh mirë se të gjitha analizat, kërkesat apo edhe paralajmërimet që u dhanë edhe në diskutimin e buxhetit të vitit 2014, kanë bërë të qartë se çmimi i energjisë brenda këtij katërvjçari do të rritet sërish.
s.z

Comments

Submitted by reformer1 (not verified) on

Mireserdhet ne shekullin e XXI!

Ka shume me teper kuptim te diskutojme per matesa inteligjente, se sa per matesa qe nuk ekzistojne ose jane jashte funksionimit.

Sigurisht sistmet me te avancuara kane probleme te tjera, por qe jane shume larg problemeve te vjetra me sahate te manipuluar ose te nxjerre jashte sistemit.

Submitted by kevinjon (not verified) on

Ore ti "reformer1" sipas asaj kaptines tate, ka edhe shume me teper kuptim te bisedojme per Aeroplanet e fundit te flotave te Kines, USA e Rusise sesa te merremi me ca pilote alikopteresh qe kapen me droge. Edhe ti po e ben si ai Rama yt: "si ishte" (me ngjyre gri e pamje te zymta) dhe "si eshte tani" (me ngjyra ngjyra e pamje te gjalla). Jo po fut koken ne dhe si struci dhe kujto se je fshehur! Nuk e ve re se Rama po e ben corap gjith kete vend pa te pyetur e pa u marre ne konsiderate se je ti e une aty qe po na cirren syte nga mosperfillja e arroganca qeveritare jashte cdo llogjike te nje sistemi demokratik qe donim te shkonim deri me 2013? Badall pismilet

Submitted by Albi_I (not verified) on

Mos u zi kot u budalla, se ata vete bejne pazare sa te duash. Gati ishin te shisnin ajrin e Tiranes, per ca miliona me shume.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.