Ja urdhëri i ministrit të Financave për punonjësit. U kërkon të marrin kredi për të shlyer detyrimet e energjisë. Nuk shpjegon bazën ligjore të vendimit.

Postuar në 19 Nëntor, 2014 06:28

ResPublica ka siguruar urdhërin që Ministri i Financave, Shkëlqim Cani  ka nxjerrë për verifikimin e librezave të energjisë për punonësit e ministrisë dhe institucioneve në varësi, me paralajmërimin për masa ndëshkimore ndaj atyre që kanë detyrime të prapambetura si dhe kërkesën për mbajtjen e parave nga paga.

“Njësia e Financës dhe Burimeve Njerëzore në Ministri apo institucionet e varësisë brenda 30 ditëve nga nënshkrimi I këtij urdhëri do të bashkëpunojë me furnizuesin e energjisë elektrike për të verifikuar përputhjen e të dhënave të deklaruara nga punonjësit përsa I përket numrit të kontratës dhe gjendjes së detyrimit”

Urdhri parashikon një datë fikse për strukturën që do të merret me verifikimin e librezave të punonjësve të ministrisë dhe institucioneve të tjera në varësi.

“në bashkëpunim me strukturat e furnizuesit e eenrgjisë elektrike, çdo muaj brenda datës 15 sigurohet informacion pranë furnizuesit të energjisë elektrike, lidhur me gjendjen e detyrimeve të punonjësve si dhe me statusin e detyrimeve të evidentuara më parë”

E koncpetuar si një “polici e dritave” kjo strukturë është e ngarkuar që të ndërhyjë në llogarinë e pagës së çdo punonjësi, duke sekuestruar shumën e nevojshme për shlyerjen e pagesave të energjisë. Ministri thotë se kjo praktikë i referohet legjislacionit në fuqi por nuk saktëson se në cilin nen apo rregulloreje bazohet.

“Pas inicimit të procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm nga zyrat e përmbarimit, Njësia e Financës dhe Burimeve Njerëzore konform legjislacionit në fuqi bashkëpunojnë me përmbaruesin për të siguruar të dhënat përkatëse të punonjësit në mënyrë që të bëhet i mundur ekzekutimi i detyrimit nëpërmjet sekuestrimit të pagës, duke respektuar minimumin e nivelit jetik”

Ministria e Financave po ashtu merr përsipër ndërmjetësimin  me bankat e nivelit të dytë për marrjen e kredive nga punonjësit me qëllim shlyerjen e dtyrimeve të prapambetura të energjisë.

“Me pëlqimin e punonjësve, Njësitë e Financës mund të bashkëpunojnë me bankat e nivelit të dytë për t’I ofruar mundësi punonjësit për pagesën e detyrimeve të enegjisë elektrike nëprmjet formës së “debitimit direkt” nëprmjet formalizimit të marrëveshjeve të përbashkëta”

Një urdhër i ngjashëm i lëshuar nga Drejtoria Arsimore e Tiranës është cilësuar si i paligjshëm nga Avokati I Popullit, i cili I ka kërkuar qeverisë të tërhiqet nga kjo praktikë që është edhe një shkelje e hapur e të drejtave të njeriut.

Leonard Mitro

Comments

Submitted by illi (not verified) on

A nuk do te ishte me e drejte, qe ti mbeshtesnin keto hapa, bile ti vinin para pergjegjesise te gjitha institucionet qendrore e vendore, duke kerkuar qe te verifikohet pagesa e energjise e te gjithe punonjesve te administrates. Ata punonjes te administrates shteterore, qe nuk kane paguar energjine, te themi qe nga nje periudhe gjashtemujore e siper, si dhe ata qe kane realizuar lidhje te paligjshme, do te duhej te flakeshin menjehere nga administrata. Si mund tu besohet atyre se do ti kryejne punet shteterore ne rregull?!

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Ajo që thua për përgjegjësinë dhe besueshmërinë ndaj këtyre lloj "qytetarëve" është e vërtetë; por nuk justifikohet mjeti - anashkalohen të drejtat e atyre qytetarëve korrektë, që nuk kanë pse trajtohen sikur t'i kenë zënë në bahçe. Nuku duhet të lejohet të bëhet modë situata ku shteti, prej paaftësisë së strukturave të veta, të bëjë veprime arrogante, pa përzgjedhur shkelësit (të tipit moratorium). Në rastin në fjalë mjafton të marrësh informacionin nga OSSH për mardhëniet me abonentët, ti evidentosh debitorët dhe të veprosh sipas të drejtave që ka shteti (ligjet i kemi mjaft të qarta).

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.