Intervista/Blendi Fevziu: “Nuk besoj se do të ketë rigjykim për 21 janarin. Kryeministri kishte dijeni për arrestimin e Fullanit”. Për PD-në: “Lulzim Basha, zgjidhja e vetme”

Postuar në 29 Tetor, 2014 07:03

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar përmes një interviste për “ResPublica” zhvillimet e kohëve të fundit që kanë prodhuar debate dhe përballje brenda klasës politike. Reforma në drejtësi, raportet PS-LSI si dhe çështja e Guvernatorit, janë tema të prekura, të cilat përcaktojnë stabilitetin politik aktual.

ResPublica: Z. Fevziu mazhoranca aktuale ka kaluar vitin e qeverisjes dhe një analizë për funksionimin e saj është logjike. Sipas jush si ka funksionuar dyshja Rama-Meta, krahasuar edhe me qeverisjen e kaluar, por edhe me pritmëritë?

B.F. Mendoj se ka qenë nën pritshmëritë. Unë nuk krahasoj dot dy qeverisjet në kohë të ndryshme, por di të them që viti i parë i qeverisë Berisha, në 2005 - 2006 ishte më i mirë se viti i parë i mandatit të së majtës.

ResPublica: Mazhoranca aktuale vepron në kushtet e një paradoksi politik, kur teksa kryeministri merr nisma që të korrigjojë ato që ai i quan gabime dhe faje të qeverisë shkuar, ka në krah një pjesëtar të saj. Mendoni se ky element mund të prodhojë një faturë për stabilitetin e vet mazhorancës?

B.F. Kjo është një çështje që ata e kanë zgjidhur vetë. Besoj se kjo ka qenë pikëpyetja dhe arsyeja e parë morale për të kontestuar koalicionin PS - LSI në 1 Prill 2013. Por duket se kjo nuk luajti rol tek votuesit dhe tashmë është një paradoks i tejkaluar. Edhe pse moralisht i dëmshëm.

ResPublica: Në vazhdim të pyetjes së mësipërme: një nga çështjet më të ndjeshme është drejtësia. Kryeministri ka deklaruar se çështjet e njohura(21 janari) do të rigjykohen. Mendoni se me këtë rast po synohet një goditje politike e tërthortë edhe ndaj kreut të LSI-së, protagonist i një procesi gjyqësor shumë të përfolur?

B.F. Nuk besoj se ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë. As besoj që ndonjë çështje do gjykohet apo rigjykohet. Pastaj vetë LSI-ja më 21 Janar të këtij viti shkoi e bëri homazhe për viktimat. Nuk besoj se beteja për drejtësinë është betejë për të bërë drejtësi, por për ta kapur atë. Edhe pse, vijoj të them me bindje të plotë, që drejtësia, është një hallkë krejt e ndryshkur në zhinxhirin e pushteteve në Shqipëri.

ResPublica: Në një nga emisionet tuaja, ju shtronit pyetjen: Kush e kërkoi kokën e Fullanit? Mund të sqaroni diçka në këtë drejtim; sipas jush ka një marrëveshje politike për të prangosur Fullanin, duke mbajtur parasysh se si kryeministri, ashtu edhe presidenti u shprehën se nuk kanë ditur gjë për arrestimin e Guvernatorit?

B.F. Arrestimi i Fullanit ka qenë padyshim një masë ekstreme, e pajustifikueshme dhe e paligjshme. Ai nuk u thirr të jepte shpjegime, nuk u pyet për përgjegjësinë e tij dhe mbi te gjitha, mund të hetohej fare mirë në gjendje të lirë. Arrestimi ishte më shumë një gjest shou i Prokurorisë me bekimin e drejtuesve më të lartë të qeverisë. Nuk është e vërtetë që s'kanë pasur dijeni. Për arrestimin e tij, direkt apo indirekt ka pasur dijeni edhe Kryeministri. Historia e Fullanit është shfryrja e një presioni publik në drejtimin e gabuar. Deri më sot, asnjë nuk di të thotë se ç'po bëhet me hajdutin dhe ku i ka çuar ai 7 milion dollare. Çështja është spostuar nga thelbi i saj, në faktin nëse ka apo jo përgjegjësi Fullani që nuk caktoi zv.guvernatorin. Pak kohë më parë një ngjarje identike ndodhi në Francë, por askush nuk kërkoi largimin e guvernatorit. U arrestuan hajdutët që kishin vjedhur 1.5 milion euro nga ato që priteshin të eleminoheshin dhe sasia e parave u kthye mbrapsht në bankë. Tek ne, paratë nuk janë gjetur e nuk do gjehen me gjasë, hajduti pret në burg, për të nuk flet njeri dhe Prokuroria merret me Fullanin. Gjithsesi kjo është një gjë që do ta vendosë gjykata.

ResPublica: Znj. Elivar Golemi në intervistën e saj për “Studio e Hapur”, tha ndër të tjera se ndërhyrja e prokurorisë pezulloi procesin e auditimit dhe madje se për auditimin nuk është pyetur fare. Ju krijon kjo dyshimin se arrestimi më shumë mbuloi diçka, apo është thjesht një intepretim i znj. Golemi?

B.F. Besoj se zonja Golemi mbahet në burg fare padrejtësisht. E njëjta logjikë që përdora më sipër për Fullanin vlen edhe për të. Sa për auditimin nuk jam në dijeni.

ResPublica: Z. Fevziu, ditët e fundit, KLSH bëri kallëzim për administratorin e Albpetrolit, duke pretenduar një dëm prej 9.5 mln eurosh për një vit. Pra shumë më tepër sesa vjedhja në BSh për katër vite. Pse nuk ka asnjë reagim mendoni ju?

B.F. Nuk e njoh këtë cështje. Kam lexuar vetëm komentet e shtypit. Por s'ka asnjë dyshim që goditja ndaj Fullanit ishte më e lehta. Të gjithë u turrën drejt tij me bindjen që goditja e Fullanit nuk shqetësonte kënd. Madje vlente si një sport ku ushtrohej opozitarizmi, profesionalizmi dhe madje edhe ekstremizmi. Sa për çështjen e Albpetrolit, s'kam parë as komente në shtyp dhe as investigime të televizioneve.

ResPublica: Vijmë tek opozita. Në analizën tuaj, a ka zënë vend Lulzim Basha? Pyes pasi ka shumë spekullime për pozitën e tij që relativiozhet shumë nga aktiviteti publik i z. Berisha?

B.F. Basha ishte dhe besoj se mbetet zgjidhja e vetme për PD-në. Natyrisht, raporti i tij me atë të zotit Berisha duhet përcaktuar më mirë. Dualiteti nuk krijon ndonjë problem politik afatgjatë, por sjell konfuzion dhe mosbesim në politikat afatshkurtëra.

ResPublica: Çfarë mendoni për deklaratën e z. Berisha për pjesëmarrjen e familjarëve të tij në forumet e PD-së? Jo në planin legal, pra të së drejtës për të marrë pjesë, por në atë praktik, në pasojat dhe qëllimet e kësaj lëvizjeje...

B.F. Nuk besoj se kjo është ndonjë praktikë e jashtëzakonshme. Në PS ka fëmijë ish-deputetësh të kësaj partie që kanë qenë dhe janë ministra. Në Kosovë djali, por edhe vajza e Rugovës u përfshinë në politikë. Mund të ketë familjarë të Berishës që do bëjnë karrierë në PD. Por unë besoj se emri i një të afërmi, sado i famshëm të ketë qenë apo të jetë ai, të ndihmojnë në start, por jo në gjithë rrugën. Politika është një lloj maratone në të cilën duhet të vraposh vetë...

ResPublica: Gëzon Shqipëria një imazh të ri në sytë e Europës? Dhe a reflektohet kjo qoftë me vizitën e Papa Françeskut apo edhe Konferencën e Berlinit?

B.F. Besoj se të dyja janë zhvillime normale. Kur vjen një mazhorncë e re, ka gjithnjë një lloj mbështetjeje që nuk e ka gëzuar mazhoranca në ikje. Të dyja eventet janë të rëndësishme, në radhë të parë për Shqipërinë.

ResPublica: A është sipas jushRilindja”e PS-së diçka më shumë sesa një devizë elektorale

B.F. Unë nuk e kam besuar këtë si devizë as në fushatë e aq më pak tani!

Leonard Mitro

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

ResPublica: Çfarë mendoni për deklaratën e z. Berisha për pjesëmarrjen e familjarëve të tij në forumet e PD-së? Jo në planin legal, pra të së drejtës për të marrë pjesë, por në atë praktik, në pasojat dhe qëllimet e kësaj lëvizjeje...

B.F. Nuk besoj se kjo është ndonjë praktikë e jashtëzakonshme. Në PS ka fëmijë ish-deputetësh të kësaj partie që kanë qenë dhe janë ministra. Në Kosovë djali, por edhe vajza e Rugovës u përfshinë në politikë. Mund të ketë familjarë të Berishës që do bëjnë karrierë në PD. Por unë besoj se emri i një të afërmi, sado i famshëm të ketë qenë apo të jetë ai, të ndihmojnë në start, por jo në gjithë rrugën. Politika është një lloj maratone në të cilën duhet të vraposh vetë...

Blendi permend PS-ne apo Kosoven si raste normale keshtu?!!! Nderkohe qe me perjashtime te rralla demokracite e zhvilluara kane pak ose aspak dinasti politike te verteta. Dhe vetem ne Shqiperi nuk mund te thuhet qe karriera politike eshte meritokratike, shif qeverine e fundit ku te gjithe jane marre nga rruga dhe jane bere ministra vetem se jane miq personal te Rames.

Submitted by Aqif (not verified) on

Sigurisht! Ne Amerike Bush u be president si babai, Clinton sekretare shtetit pak vite pasi i shoqi la presidencen; ne France Lepen drejton Frontin Nacional si babai etj, etj.

Submitted by Licovuni (not verified) on

Edhe ju te ResPublica mbetet te merrni mend nga Bledi! Pse nuk i dini ju pergjigjet qe do jepte Bledi? Ai keto i ka thene me mjera here ne Opinion. Mos e ulni preformancan tuaj me te tilla interevista. Bledi eshet nje ekletik, qe do te thote se lidhe gjerat si shkak-pasoj, qe s'ka kurreafre lidhej me njera-tjetren. Nuk e di se cfare arsimi baze ka ky njeri, qe hiqet si i madh me opinionet e tija?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.