Zyrtare, Rama në Beograd më 22 tetor. Politikë e re, këshillë e Brukselit, apo servilizëm?

Postuar në 16 Tetor, 2014 16:51

Mediat serbe po njoftojnë aktualisht se ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë do të përsëritet në fushë neutrale, edhe pse duhet thënë se ditët e fundit serioziteti i tyre është vënë me të vërtetë në dyshim. Ajo që nisi në Beograd, po incizohet si problem i qëndrueshëm politik, si shprehi imediate e së cilës, është pyetja që shtrohet tanimë në Shqipëri dhe në Kosovë: A duhet të shkojë Edi Rama në Beograd më 22 tetor? A duhet kryeministri i Shqipërisë të takojë ata zyrtare serbë që folën nga institucionet e shtetit serb me gjuhën e tifozëve? Kjo pyetje sot ka marrë përgjigje, pasi të gjitha informacionet flasin se Rama do të shkojë. Por është edhe pala serbe ajo që ka një interes që kryeministri shqiptar të jetë në Beograd më 22 tetor. E paqartë është se cili segment i politikës serbe e dëshiron këtë, pasi po të shihet parada e sotme ku ishte Vladimir Putin prezent, apo deklarata e Nikoliç se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, atëherë mund të merret me mend se në raport me shqiptarët, një pjesë thelbësore e establishmentit serb, mendon me kritere të vjetra. Ky sinjal i politikës serbe, mund të lexohet te qëndrimi që mbajti sot në “Top-Story”, Nenad Rasiç, ministër i Çështjeve Sociale në Kosovë, i përkatësisë etnike serbe. I vendosur para shembullit të disa qytetarëve serbë që pozonin me flamurin e tyre, para katedrales ortodokse në Tiranë, shenjë kjo e reagimit civil të shqiptarëve, Rasiç tha se: “Këtë ne mund ta realizojmë edhe në Beograd. Unë udhëtoj shumë në Beograd dhe në Shqipëri dhe jetoj në Kosovë dhe ju nuk e keni idenë sa të përngjashëm jemi. Se njerëzit në Beograd në jetën e përditshme nuk janë ashtu si tifozët”. Natyrisht nuk mundet që Rasiç të ishte aty dhe të bënte këto deklarata pa një miratim nga Beogradi, po të kemi parasysh se është ky i fundit që e ka pakicën serbe në Kosovë një lloj droni etnik. Mirëpo çështja prek tanimë ndjenjën e qytetarëve shqiptarë, të cilët edhe pse janë mësuar me liderë që janë lepe peqe të të huajve, kësaj radhe nuk mund të gëlltisin kollaj një fyerje të pamerituar. Debati në “Opinion”, drejtuar nga Blendi Fevziu, ka prekur pikërisht këtë çështje. Analistë si Andrea Stefani, Andi Bushati, apo edhe Baton Haxhiu, kanë shprehur mendimin se ne duhet të tejkalojmë mentalitetin e serbëve në këtë rast dhe t’i “dedikohemi një politike të re të jashtme”, siç tha Stefani. Shpend Ahmeti, Artur Zheji dhe Armand Shkullaku kanë deklaruar se janë kundër vizitës, pasi nuk ka pse stabiliteti apo gjeopolitika ballkanike me serbët, të luhet në kurriz të shqiptarëve dhe se në fund të fundit, këtu jemi përballë zyrtarëve serbë që kanë fyer një komb të tërë. Madje Zheji ka nënvizuar se për Ramën mund të ketë edhe probleme sigurie. Çështja është e ndjeshme edhe për faktin se aktualisht Brukseli po tenton që të përdorë një moderacion, servil dhe pa dinjitet për disa, të politikës shqiptare, si kamardare për një pjesë të klasës politike serbe dhe kursin e saj. Kësaj qasjeje poshtëruese i do vënë si kundërgument historia e gjatë e problemit politik serb, kthyer në një simptomë nacionale. “Ne nuk jemi psikiatrët e serbëve”, ka thënë Zheji, ndërsa Shpend Ahmeti ka nënvizuar se “Ne nuk na bën të dukemi europianë, mungesa e dinjitetit”. “Ne duhet të refuzojmë t’i japim dorën një fashisti”, ka shtuar ai. Debati ngjan i pafundëm dhe të gjitha palët kanë të drejtë me sa duket, por tashmë jemi para një vendimi të marrë. Është një ditë ku serbët nuk do të mund të kenë më se për çfarë provokimi të flasin, as për plane dhe kurthe, mundet që të vënë në dispozicion edhe më shumë policë sesa për Putinin, një nder më vete ky për një mendësi tradicionale shqiptare, por në çdo rast ata do të vendosen në provën e radhës të mikpritjes në emër të bashkëpunimit. Dhe vetë Rama, që u shpreh krenar për djemtë e kombëtares, “për lojën dhe për mbrojtjen e simboleve kombëtare” është në provë të ngjashme. Pasi provokimet, apo tensionet nuk mund të përjashtohen, por edhe pse 14 tetori, ishte një ditë që zemra e shumë shqiptarëve ishte (në) Beograd/i.

s.z 

Comments

Submitted by PELLAZGET (not verified) on

<p>Edhe Tosi e takoi Millosheviçin ne Krete. Edvin Kristaq Rama shko, shko ne Beograd po ruaju mos te haje gjarperi.</p>

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Po nuk e hengri gjarpri ti kerkoje Beogradit te na ktheje naften qe i dha Sali Rame Berisha &nbsp;Milloshevicit.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Politikane papagalle qe perserisin care thote Brukseli. Njerez qe nuk dine te thone jo.&nbsp; Dhe popull qe nuk kerkon llogari kurre.</p>

Submitted by Licovuni (not verified) on

<p>Sa patriot dukesh bre Anonim dhe sa i ditur pale!? Po te behej politika me ato qe shkruan ti atehere po te beje nje pyetje. Pse Poroshenko takohet me Putinin, madje sot ne Milani te Italise, &nbsp;kur Putini i ka marre nje pjes te Ukrahines dhe po perpiqet ti marre tjetren, pa bare fjale per vrasje? He pra pergjigju. Apo vetem ne, dmth anonimet (perfshi edhe mua), ditkeme te bejme politike!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.