Vend i lirë pune për një Übermensch

Alexey Navalny është një blogger nga Rusia që ka rrahur shpesh artikujt e gazetave në mbarë botën. Ai shkruan artikuj në internet dhe është cilësuar si një nga frymëzuesit kryesorë të protestave në Rusi që nisën nga manipulimet në zgjedhjet e 4 Dhjetorit. Risia e tij është se në vend që t`u kujtonte rusëve se si shkeleshin të drejtat njerëzore, filloi të llogariste paratë që qeveria “hajdute dhe kusare” e Putinit vidhte nga buxheti i shtetit. Doli që rreth $33 miliardë - rreth 3% e prodhimit të brendshëm, “humbisnin” çdo vit dhe që shumica e tenderave shkonin për të afërm apo miq të pushtetarëve. Në mënyrë cinike kjo provoi se njerëzit janë më të ndjeshëm kur dikush u vjedh paratë e tyre se sa kur vriten katër protestues në bulevard. Arrestimi i tij u dha zjarr protestave në Moskë e më gjerë ku u mblodhën mbi 50.000 njerëz, një më të mëdhatë qysh nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Ai vetë u arrestua dhe u dënua me 15 ditë burg, por kjo thjesht e martirizoi akoma më tëpër atë dhe kauzën e tij aq sa dhe dy prej aleatëve të ngushtë të kryeministrit Putin, kreu i shumëpushtetshëm i kishës Ortodokse, Kirili I dhe Aleksej Kudrin, i respektuari ish-ministër i financave, i kanë kërkuar Putinit “ta ridrejtojë lidershipin e tij drejt dialogut”. Me rënien një nga një të mediave të pavarura në vend si pasojë e presioneve nga pushteti, ky blog interneti ishte mënyra më efiçente për të ekspozuar degradimin e regjimit.
Julian Assange themeloi Wikileaks në 2006-ën me qëllim sjelljen e lajmeve me rëndësi pubilke duke publikuar burimin në mënyrë që lexuesit të mund të verifikojnë vetë vërtetësinë e informacionit. Faqja lëshoi mbi 1.2 milionë dokumente që në vitin e parë të hapjes, por e arriti kulmin me rrjedhjen e kabllove amerikanë në 2010-ën. Të palarat e shumë qeverive dhe qeveritarëve dolën për herë të parë hapur për publikun duke krijuar tensione në shumë vende të botës veçanërisht në Irak, Afganistan, Kenja, Lindjen e Mesme (një nga katalizatorët e Pranverës Arabe bashkë me Facebook-un dhe Twitter-in), Bregu i Fildishtë etj. Në këto kabllo u përfshi dhe Shqipëria, ku pa dyshim dy prej të vërtetave më tronditëse ishin përfshirja e një numri deputetësh aktivë në majat e kriminalitetit dhe kontrolli i kreut ushtarak të forcave të armatosura të republikës nga djali i kryeministrit. Assange kërkohet nga autoritetet suedeze (gjithashtu të përfshira në skandalet e Wikileaks) për përdhunim, të cilat lëshuan mandat arresti për të pikërisht kur u publikuan kabllot mbi luftrat në Irak dhe Afganistan. Ai mohon akuzat dhe po lufton ekstradimin nga Britania duke thënë se gjithçka është e orkestruar nga Shtetet e Bashkuara. Çështja i ka kaluar Gjykatës Supreme Britanike. Në 2011-ën, Wikileaks u detyrua të publikojë të gjithë kabllot krejt papritur para kohe, pasi pretendoi që e përditshmja britanike “The Guardian” (që ironikisht përkthehet “Roja”) kishte vënë në rrezik sigurinë e kabllove.
Në Shqipëri njihen vetëm dy media të pavarura sipas eurodeputetes Fajon. Të paktën të pavarura nga qeveria. S`përjashtohet mundësia që edhe ato të lodhen një ditë (qoftë larg) dhe t`i bashkohen pushtetit nën modelin Arjan Çani. Prandaj, më shumë se media të fuqishme opozitare Shqipërisë i duhen njerëz intelektualë, profesionistë dhe me popullaritet që jo domosdoshmërisht duhet të kenë pas tyre një media apo një parti që i mbështet. Njerëz si E. Veliaj në fillim të viteve 2000 apo A. Kurti në Kosovë të cilët në fakt e kthyen kursin e tyre të opozitës qytetare në opozitë politike. Duhen njerëz me kauza kombëtare që mbështeten te logjika, faktet dhe argumentet siç po bën pak a shumë E. Zaloshnja në Respublica, por që mbi të gjitha duhet të mbështeten te dashuria për atdheun, funksion që do ta kryente mirë Kreshnik Spahiu po të mos ishte për të kaluarën e tij te Këshilli i Lartë i Drejtësisë që është një institucion me përgjegjësi të drejtpërdrejtë në shumë prrej problemeve që hasen në Shqipëri sot. Na duhet një Mbinjeri (Übermensch) që siç thoshte Niçja motivohet nga dashuria dhe jeta që del mbi instiktet, nga të cilat u krijua dhe krijon vlera të reja.
Ka shumë njerëz të pakënaqur që s`dinë më kujt force t`i bashkohen, që s`kanë besim se të vetëm mund të bëjnë ndonjë ndryshim dhe kjo është e gabuar. Historia na kujton që lufta fitohet në mendje dhe në zemra po aq sa në shesh, ndaj të dorëzohesh është e gabuar. Nëse ke diçka për të thënë, shkruaji një botuesi, nëse nuk botohet nis një blog, hap një llogari në twitter ose fillo shpërnda trakte, por mos hesht. N.q.s. ti hesht ATA kanë fituar. Një njeri i vetëm MUNDET ta ndryshojë botën dhe me fjalet e njërit prej tyre “Unë kam një ëndërr.
Comments
IQNM! (wtf!)

IQNM! (wtf!)

Nese ty zoteri ta paska

Nese ty zoteri ta paska frymezuar E.Velia ne 2000-shin dhe sot E.Zaloshnja ne 2012,shiko se paske probleme.Bjeri vetes mbrapa.

C'eshte mor ky qe na paska

C'eshte mor ky qe na paska nevoje per mbinjeriun nicean?

Jo nuk kemi nevoje per

Jo nuk kemi nevoje per mbi-njeri! Ky eshte problemi yne, qe shkojme direkte te ideja e "mesias", "dores se forte" etj etj.

Por po te shikonim me kujdes historine do e kuptonim fare mire si e zgjidhen vendet e tjera kete problem. Ata e kuptuan qe nqs sillje ne pushtet nje mbi-njeri, atehere heret a vone ky do krijonte nje pushtet totalitar te tijin dhe kriza fillonte nga fillimi.

Jo ajo qe duhet eshte qeverisje e vogel, mandate te limituara, pushtete te balancuara e ne lufte me njeri tjetrin. Ajo qe duhet pra eshte nje sistem ku askush nuk ka pushtet absolut mbi te tjeret. Duhet nje sistem ku qendrat e pushtetit politik jane ne konflikt te perhershem me njeri tjetrin dhe ku rezultati perfundimtar eshte pushteti i limituar per kedo politikan.

Messiat jetojne ne perralla, jo ne boten moderne.

S`behet fjale per Mbinjeri ne

S`behet fjale per Mbinjeri ne pushtet mo Albi, po per nje Mbinjeri qe ben opozite qytetare.

Mbinjeriu njelloj perfundon,

Mbinjeriu njelloj perfundon, sido qe ta filloje ne opozite apo ne pushtet.

Albi ka shume te drejte. Mbinjeriu si koncept eshte paraardhesi i diktatures. I tille dukej Enveri gjate luftes, Saliu gjate nderrimit te sistemeve, Edi kerkon te duket tashi.

Jo pra, s'duhet te jete fare

Jo pra, s'duhet te jete fare ne politike, i lexuat shembujt e artikullit apo jo?

Add new comment