Cili është kuptimi i vërtetë i fjalës “xhihad”?

Prej kur Osama bin Laden përdori fjalën “xhihad” për të përshkruar sulmet e 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara, fjala e lashtë arabe është përdorur gjerësisht nga jomyslimanët dhe myslimanët si stenografi për luftën islamike kundër Perëndimit. 'Por Ahmed Rehab, drejtor i Zyrës në Çikago të Këshillit për Marrdhënie Arabe, ka nisur një fushatë, e cila promovon një kuptim më pak të njohur të fjalës “xhihad” – atë të “luftës për një vend më të mirë, të pëmirësimit të jetës dhe të të bërit e asaj që duhet bërë e jo që është e lehtë”.
Reklamat, të cilat janë shfaqur nëpër autobusë dhe trena të Çikagos, San Franciskos dhe Uashingtonit, nxjerrin imazhe të amerikanëve myslimanë të qeshur. “Xhihadi im është të mbes e arsyeshme, me gjithë orarin tim të ngarkuar”, thotë një grua e veshur me hixhab. “Xhihadi im është të ec përpara, pavarësisht humbjes së djalit”, thotë një nënë me fotografinë e të birit në duar. “Xhihadi im është të mos heq kurrë dorë nga përpjekjet e mia”, thotë në anën tjetër një biznesmen me mjekër. Reklamat pasqyrojnë kuptimin që Rehab thotë se e ka mësuar nga gjyshja e tij – një grua që ka qenë e paralizuar dhe që ka qëndruar për kohë të gjatë në shtrat. “Kur e pyesja se si ia del, ajo thjesht thoshte: ‘Djali im, është xhihadi im’”, kujton Rehab. Ai thotë se fushata e tij u drejtohet edhe myslimanëve, që u kanë dorëzuar fjalën ekstremistëve, edhe jomyslimanëve, të cilët janë të pavetëdijshëm se “lufta fetare” është vetëm një përkufizim i ngushtë. Fushata mban sloganin: “Rimarrja e Islamit nga ekstremistët myslimanë dhe jomyslimanë”.
Video:
http://www.nytimes.com/2013/03/07/us/ad-campaigns-fight-it-o...
Comments
Shyqyr qe po lexojme nje lajm
<p>Shyqyr qe po lexojme nje lajm per te qene ne mediat shqiptaret se na myten stereotipet dhe injoranca e ketij qelbesirlleku qe quhet opinion publik</p>
Add new comment