"Ndizet flakë" debati mbi ca ndryshime në standardin e gjuhës

Një debat mbi ca ndryshime që synohen t’i bëhen standardit të gjuhës shqipe po zhvillohet në faqet e së përditshmes shqiptarja.com. Është fjala për ca ndryshime që kanë të bëjnë me heqjen nga përdorimi të “ë”-së në një numër rastesh (fjala vjen, jo traumë, por traum, jo kauzë, por kauz, jo rruazë, por rruaz, jo ulçerë, por ulçer, etj), dhe me një tentativë gegnizuese të disa fjalëve të tjera (fjala vjen, jo hapësirë, por hapsinë, jo thyesë, por thysë, jo bliri, por blini, jo e dashur, por e dashun, etj). Kauzën e ndryshimeve të tilla e ka mbrojtur, madje me një intervistë të gjatë po në gazetën e Carlo Bolinos, Ardian Marashi. Në të, ai përmendte e pickonte në mënyrë idhnake edhe Rami Memushajn, si njërin prej gjuhëtarëve që po i bëjnë rezistencë këtyre ndryshimeve. Sot, Memushaj kish bërë një shkrim, në të cilin polemizonte me Marashin. Dhe jepte, mes të tjerash, tri arsye pse Marashi nuk duhet të përzihet në punët e drejtshkrimit. Sipas tij, këto arsye janë:
- Ardian Marashi nuk është as gjuhëtar, as lëvrues i saj. Ai është thjesht mësues i frëngjishtes, që jep mësim në INALCO (këtu Memushaj gjen rast t’i përmendë një frazë latine: Sutor, ne ultra crepidam! – Kundraxhi, merru me kundrat!).
- Ardian Marashi nuk është anëtar i Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe.
- Ardian Marashi nuk e ka shqipen gjuhën e nënës. Saktësisht, Memushaj thotë, se “kur vjen puna te gjuha e nënës, ata që nuk e kanë shqipen të tillë, duhet të kenë urtësinë të na lënë të merremi me të neve që e kemi gjuhë amtare.
Kaq thotë në pikën e tretë; nuk ndalet më tej në këtë “insinuatë” jo fort akademike, që afërmendsh nuk ka të bëjë me thelbin e çështjes.
M. Nano
Comments
Sa me e perafert dhe e

Sa me e perafert dhe e drejtperdrejte te jete gjuha e folur me ate te shkruaren aq me shume garantohet vazhdimesia e saj

1. Ardian Marashi nuk është

1. Ardian Marashi nuk është as gjuhëtar, as lëvrues i saj. Ai është thjesht mësues i frëngjishtes, që jep mësim në INALCO (këtu Memushaj gjen rast t’i përmendë një frazë latine: Sutor, ne ultra crepidam! – Kundraxhi, merru me kundrat!).

Por autori i ketyre radheve harron se qe ne fillim te ligjerates se tij ka thene qe gjuha eshte e popullit dhe u takon te gjitheve te flasin per te. Pra, edhe Marashi.E sidomos edhe Marashi si mesues gjuhe, qe ka edhe nje eksperience praktike mbi problemet ne perdorimin e saj dhe mund ta ndihmonte shume z. Memushaj me kete eksperience (nese ky ka deshire e veshe te degjoje dhe nese i pari ka deshirre te rrefeje). Sa per insinuimin diskriminues nacionalist se meqe Marashi mund te mos e kete gjuhen te nenes: E c'a pastaj? E ka te tijen.

Palo akademik! Por edhe palo Nano, qe ne vend qe ta zgjedhe ate pjese te diskutimit qe ka te beje me problemet e gjuhes (perdorimi i e se pazeshme, psh) ka zgjedhur ate qe merret me problemet mes njerezve. Une them, ti the, ai tha, ne themi, ju thoni, ata thone - blog!

Ne fakt jam duke cfletuar

Ne fakt jam duke cfletuar gazetat dhe duke u ndalur ne kete artikull, edhe pse nuk me jep te kuptoj shume mbi sulmin (ndryshimet) e aradheve te bashkopukut anti kombetar per shkaterrimin e cdo vlere te krijuar gjate shekullit te kaluar, parape e ndjej fyerjen qe me jep deshira hakmarrese e mutanteve berishiane. Me kerkohet (ne kuader te popullit shqiptar) qe te dashures ti them e dashun apo e dashtun. E di se pas heqjes se gureve te pare fillojne edhe te tjeret dhe prite kur te me kerkojn qe ti them pill atij qe gjithmone i kam shqiptuar "dh"ne ne fund. E bukur do jete kur do te me thuhet ngreh per ate qe dikur i kam thene me dy tinguj "q" dhe "i".

Nuk jam aspak kunder fjaleve te gegerishtes, perkundrazi me pelqejne frazat e bukura te saj dhe zhdervjelltesia morfologjike mjaft e pershtatshme ne kuptimin e mjaft gjuheve kryesore te huaja etj etj etj etj. Vertet nuk jam gjuhtar por kur degjoj qe pretendenti i sulmit (ndryshimit ) te gjuhes shqipe kerkon te duket modern pa qene nevoja dhe perdor ndaj kolegeve te vet fjale te urta latine (te patriceve) por harron te thote fjalet e urta te latinve (nga ato te plebejve) si psh. Trixum teacimy, freksac lemunum qe do te thote "Fillove te shesesh mendjen, pak me pare ke shitur bithen"

....dhe keto shkurtime do te

....dhe keto shkurtime do te na afrojne me afer ''vellezerve'' tane kinez. Pap, dum, shum,nan,cic,kam,spic,mic,jon,ton.

le te tregoje marashi

le te tregoje marashi mbiemrin e tij malazez.

gjuha shqipe ne dore te serbeve!

po se mos vetem gjuha,edhe kryeministrin e kemi dhender serbie.

teza te tilla per krahinarizim e shqipesh jane hedhur tashme kue ceshtja kombetare shqiptare ka marre nje drejtim pozitiv e ne favor te shqiptareve.

ata qe nuk u duan te miren shqiptareve tashme kane ne dispozicion vetem rrugen e percarjes se shqiptareve.plani i tyre eshte i thjeshte,jepuni dialekteve status kombetar ne menyre qe shqiptaret te jene te ndare ne principata e te mos munden kurre te krijojne nje shtet te bashkuar shqiptar ne ballkan.kete rol po e kryen me se miri kryeministri qe anon nga njerezit e gruas me pseudoakademikun malazez marashi(?) dhe nje tufe debilesh qe u vene nga pas per kocka,bashke me kompanine globaliste te lubonjes me shoke. pra koalicioni serbo-gegokatoliko-globalist eshte vene hapur kunder gjuhes se perbashket kombetare shqiptare.

bravo i qofte akademikut shqiptar nga kosova qe nuk merret me kete serbin tone.

Per ket teme, te gjithe do

Per ket teme, te gjithe do kene nga nje mendim. Ja dhe i imi:

traumë --> traum | Ok

kauzë --> kauz | Ok

rruazë --> rruaz | Ok

ulçerë --> ulçer | Ok

hapësirë --> hapsinë | ?! Jo!

thyesë --> thysë | ?! Jo!

bliri --> blini | ?! Jo!

dashur --> dashun | ?! Jo!

Nga informacioni i zotit

Nga informacioni i zotit M.Nano mbi pasionin dhe frymezimin e Adrian Marashit per ndryshime te normave letrare te shqipes, jepet nje pasqyre e shkurter e kunderpergjigjes profesionale te gjuhetarit Rami Memushaj.

Ne e dime qe me gjuhen shqipe jane marre shume te huaj,qe kane formualuar madje edhe fjaloret e pare te shqipes me gjuhe te tjera, e dime pasionin e Gustav Majerit per te kodifikuar shqipen,apo te te tjereve qe jane perfshire ne kerkime te rrenjeve dhe influencave te saj.

Por ta kesh shqipen gjuhe te nenes sigurisht qe eshte nje perparesi e madhe.

Te propozosh qe fjala traume, te shkruhet traum, do te thote te mos ndjesh nevojen e nje valezim te lehtesuar te dy zanoreve,te cilat ndryshe mund te thyhen me njera tjetren ,si ne frengjishten e sotme.

Besojini pak me shume poeteve te gjuhes shqipe.

Kush tha qe nuk mund te shkruajme blin dhe kush tha se nuk mund te shkruajme bliri, kjo varet nga loja e gjendjeve kaq te pasura.

Blin do te kete gjithenje me shume ere,ose gjume a ngrohtesi brenda, jepe mire po te dish,bliri mund te kete brenda me shume tregeti, pra edhe shkresa me te ftohta ministrore.

Blini eshte me i fshehte,kerkon mugetire,bliri,eshte me i percaktuar,me i deftyer.

Lereni keto fjale ne doren e poeteve shkrimtareve dhe gazetareve qe desherojne te percjellin ndjesi te pafundme , te perfshira brenda gjuhes.

Shprehuni gati pa fre.

C'jane keta gjykates te rinj, qe mund te kufizojne gjuhen e shkrimtarit.

Eshte tjeter gjuha zyrtare, detyra e se ciles eshte vetem percjellja dhe komunikimi i vendimeve te pafund,qe kufizohen mjaftueshem ne ca rregulla ,por qe mbeten vetem ne shkresore.

Kush tha qe te mos e leme gjuhen te lire.

Por ja qe fjala kauze eshte me e lire se fjala kauz,

Shihe ne anglisht si shkruhet o dreq Adrian , me ate liri qe meriton.

C'eshte ky lloj shqiperim kaq brutal edhe per fjale kaq te huazuara te shqipes.

Cudi,cudi,cudi,

Duket se cdo dardhe e nje Adrian Marashit e ka bishtin e vet prapa,

Do ta themi sa me shpejt,

Dhe ne rast se gjuhen shqipe ky njeri nuk e ka te nenes, e uroj te levroje si e meriton po me aq pasion ( sipas lirise se konventave te sotme) edhe gjuhen e saj.Pasi dy gjuhe te bukura eshte me mire se nje.

Sa per shqipen do t'i lutem ta lere ne suksesin e saj te vetvetijshem.

N.L

Me pak fjale: Personalisht

Me pak fjale: Personalisht nuk jam gjuhetar por ne jeten time i kam kushtuar mjaft vemendje gjuhes amtare shqipe. Per te bere ndryshime ne strukturen e fjaleve te gjuhes sone duhet nje kongres kombetar si ai i Manastirit dhe aty te vendoset se çfare ndryshimesh mund tu behen shume fjaleve te shqipes. Si shqiptar i apasionuar pas gjuhes sime amtare mendoj se ne disa fjale duhen hequr tingujt 'ë' si te panevojshem, sepse e rendojne elegancen tingellimit te saj ne te folur; ndersa per zevendesimin e germes 'r' me 'n' mendoj se kjo eshte e sakte ashtu si edhe per heqjen e disa zanoreve ne fjale te tilla si 'thyes' per ta bere 'thys' - kjo eshte gjymtim i fjales.

Natyrisht mbledhja e nje kongresi mbarekombetar sot nuk mund te behet sepse ne vendin tone mungojne institucionet shkencore dhe ata shteterore. Per kete aresye ky hap mund te behet ne nje epoke tjeter ne te ardhmen, kur te mos kete me kaos, dikatore, dhunues institucionesh, tituj akademike prej kartoni etj..

Faleminderit!

Add new comment