Hashim Thaçi dhe “Hari Mata Hari” serbe...

Hashim Thaçi nuk duket fare i mërzitur nga bisedimet në Bruksel, pavarësisht se Kosova nuk ka fituar ende asgjë nga to. Sipas mediave serbe, ai është i buzëqeshur jo dhe aq nga bisedimet sesa nga... flërtimi me sy me përkthyesen e delegacionit serb. Sipas gazetës serbe Kurir, kryeministri Thaçi gjatë bisedimeve të vështira me homologun e tij serb, është ‘relaksuar’ duke e shikuar përkthyesen e Daçiçit, Tijana Vasilijeviq Damjanoviç, siç i referohet Zëri.
Madje, kjo gazetë shkon edhe më tutje duke e titulluar shkrimin: “Thaçi dashurohet në përkthyesen e Daçiçit” - ndërsa si ‘dëshmi’ për këtë ka ofruar disa fotografi nga takimi ‘i relaksuar’ në zyrën e përfaqësueses për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Catherine Ashton.
Sipas kësaj gazete, Thaçi në takimin katërorësh, gjatë gjithë kohës ‘i ngulte sytë përkthyeses së Daçiç, e cila rrinte ulur fare pranë kryeministrit serb”. “Ndërsa kryeministri serb gjatë gjithë kohës kishte qenë i fokusuar në temë, Thaçi vëmendjen e kishte te bashkëpunëtorja e Daçiçit, dhe gjatë gjithë kohës buzëqeshte”, shkruan kjo gazetë.
Bukuria femërore ka qenë kalë troje në Ballkan prej mijëra vjetësh, por kryeministrat shqiptarë nuk dinë (me sa duket e sa kemi parë më parë) të ruhen.
k.c.
Comments
Ha ha ha, C'a jane keto
<p>Ha ha ha, C'a jane keto budallalleqe qe shtypni.</p><p>Nga titulli, une kujtova se vertet kishit zbuluar 'Mata Harin' serbe, por keto jane gjera qesharake (no pun intended). Ne takime te tilla, pavaresisht nga serioziteti dhe rendesia shume e madhe, eshte normale qe te shkembehet ndonje shaka per kortezi. Aty qeshin te gjithe, dhe ndersa eshte e qarte qe Thaci po shikon nga delegacioni serb, nuk eshte shume e qarte nese po qesh me perkthyesen apo me ata dy te tjeret. Por edhe sikur te shikonte nga perkthyesja, ku eshte problemi ketu. Perderisa po komunikon me perkthyesen, eshte krejt normale qe t'a shikoj ne sy.</p><p>uffff, humba 5 minuta te week-end -it tim te komentoj per keto karagjozlliqe. Tung!</p>
Add new comment